Parku natyror Korab-Koritnik, kamera kurth për rritjen e kapaciteteve monitoruese për faunën e egër

Disa kamera kurth iu dhuruan Administratës së Zonave të Mbrojtura nga GIZ, për rritjen e kapaciteteve monitoruese të stafit të ADZM për faunën e egër në Parkun Natyror Korab-Koritnik.

By admin

Disa kamera kurth iu dhuruan Administratës së Zonave të Mbrojtura nga GIZ, për rritjen e kapaciteteve monitoruese të stafit të ADZM për faunën e egër në Parkun Natyror Korab-Koritnik.

Në kuadër të projektit “Mbështetje të organeve menaxhuese të zonave të mbrojtura në zonën ndërkufitare midis Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në monitorimin e specieve të rrezikuara Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut” në mjediset e ADZM-së u zhvillua një takim pune me Përfaqesues të GIZ Kosovë dhe përfaqësues të Shoqata e e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) si zbatues të këtij projekti.

Me këtë rast u bë edhe dorëzimi i disa kamerave kurth nga GIZ dhe 1 laptopi, karta të memories, bateri nga ana e shoqatës së PPNEA.

Këto pajisje do të shërbejnë për rritjen e kapaciteteve monitoruese të stafit të ADZM për monitorimin e faunës së egër në Parkun Natyror Korab-Koritnik.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.