Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Korçës, në pyjet mes fshatrave Roshanjit dhe Lubonjë. Siç mëson “Panorama” zjarri është aktiv prej 24 orësh, ndërsa për shuarjen e flakëve janë angazhuar rreth 30 forca zjarrfikëse.
Raportohet se vatrat e zjarrit janë ende aktive.
Në zonën ku ka rënë zjarri terreni është shumë i vështirë, çka ka bërë që forcat zjarrfikëse të ngjiten në këmbë.