Ullishte në Lushnje e pyje në Korçë janë pëfshirë nga zjarret. Dëmet janë të mëdha, ndërsa dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme. Ndaj zjarrfikësit në Lushnje paralajmërojnë gjoba për fermerët në parcelat e të cilëve do të shfaqen vatra zjarri.
Disa hektarë ullishte disa vjecare u dogjen në Kodrat Lushnjes u dogjën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë zonën
Terreni kodrinor pamundësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, ndërsa era favorizoi përhapjen e flakëve me shpejtësi në një sipërfaqe të gjërë
Dyshimet e zjarrfikësve të Lushnjes janë për zjarrvënie të qëllimshme ose aksidentale ndaj paralajmërojnë gjoba për fermerët në parcelat e të cilëve do të ketë zjarre.
‘’Këto zjarre ndodhin gjatë pastrimeve. Personat që kanë vënë zjarr do jenë subjekt i masave administrative, nga 90-200 mijë lekë të reja.’’
Ndërkohë në Korçë vijon të digjet masivi me pyje në zonën e Vithkuqit.
Vatra e zjarrit atje është aktive prej dy ditësh dhe përllogaritet se ka përfshirë rreth 15 hektarë pyll pishe!
Forca zjarrfikëse po punojnë për të izoluar flakët, por ndërhyrja vështirësohet nga terreni malorë, ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.