Rosa e detit e veriut, shpendi dimërues i rrallë në Shqipëri

Rosa e detit e veriut (Somateria mollisima) është një prej llojeve pjesë e listës së shpendëve të Shqipërisë, për të cilin është folur tepër rrallë për të mos thënë asnjëherë.

By admin

Rosa e detit e veriut (Somateria mollisima) është një prej llojeve pjesë e listës së shpendëve të Shqipërisë, për të cilin është folur tepër rrallë për të mos thënë asnjëherë.

Shoqata “Shpendët e Shqipërisë” bën të ditur se “arsyeja për këtë lidhet me faktin që ky lloj është dimërues i rrallë tek ne si dhe me faktin tjetër që habitatet detare, që ky lloj parapëlqen, mbeten shumë pak të kqyrura apo studiuara në vendin tonë”.

“Rosa e detit, folezon në brigjet veriore të globit nga Siberia në Alaskë, përfshirë këtu brigjet veriore të Britanisë së Madhe dhe ato jugore të Danimarkës. Zonat e dimërimit janë pothuajse të njëjta megjithatë grupe individësh zbresin në Mesdhe dhe deri në brigjet e vendit tonë. Ky lloj ushqehet kryesisht me molusqe dhe krustace deti. Për të parë këtë lloj që viziton Shqipërinë gjatë periudhës së dimrit duhen kryer vrojtime në det, kryesisht gjatë muajit janar.”, – nënvizon shoqata.

Tiparet e dallimit të këtij lloji janë: gjatësia e trupit: 60–70 cm ndërsa gjatësia e hapjes së krahëve: 95–105 cm. Rosë e madhe dhe trupngjeshur, me qafë të shkurtër, kokë proporcionalisht më të madhe dhe të gjatë, si dhe bisht në formë pyke.

Në fazën e eklipsit (fundi i qershorit-shtator), mashkulli ka pamje të errët me pendët tretësore të bardha. Femra është e kafenjtë me shirita të errët.

“Shpresojmë që këtë vit njëri prej fotografëve tanë të talentuar të postojë fotografi të këtij lloji”, – thotë shoqata “Shpendët e Shqipërisë”.