Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në zonën e Kallmit. Mësohet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 3 automjete të drejtorisë MZSH, 2 automjete të Portit dhe 1 automjet i Shijakut, me mbi 20 forca zjarrfikëse dhe 4 vullnetarë.
Nga zjarri mësohet se se janë djegur rreth 100 ha pisha dhe shkurre. Situata e rëndë vazhdon prej orës 01:30 të natës e deri mëngjesin e sotëm, duke vijuar puna për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë, nga bashkia po bashkohen edhe 20 punëtorë komunalë për ndihmë, për shkak të vështirësisë që paraqet terreni.