Kalendari Mjedisor

Shqipëria i bashkohet amendamentit të Konventës së Aarhusit mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ)

Më 3 shtator 2020, Shqipëria pranoi amendamentin mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht (amendamenti i OMGJ-ve) në Konventën e Komisionit Ekonomik Evropian të Kombeve të Bashkuara (UNECE) “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për tiu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit” (Konventa e Aarhusit), duke rritur në 32 numrin e përgjithshëm të Palëve që e kanë pranuar këtë amendament.

By admin

Ky hap mbështet përpjekjet e vendit për të promovuar vendimmarrje gjithëpërfshirëse dhe efektive në këtë fushë dhe për të avancuar zbatimin e Protokollit të Kartagjenës për Biosigurinë në Konventën për Diversitetin Biologjik. Një vendim i tillë i rëndësishëm do të ndihmojë gjithashtu Shqipërinë në tranzicionin e saj drejt ekonomisë së gjelbër dhe në arritjen e disa Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, në veçanti Objektivi 2 (Zero Uri), Objektivi  15 (Jeta në Tokë) dhe Objektivi 16 (Paqe, Drejtësi, Institucione të Forta).

Shqipëria ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në aktivitetet në kuadër të Konventës së Aarhusit për një kohë të gjatë. Duke qenë anëtare e Byrosë së Konventës, Shqipëria luan një rol kryesor në promovimin e Konventës në të gjithë rajonin.

Për më shumë informacion rreth Konventës së Aarhusit, vizitoni: http://www.unece.org/env/pp/welcome.html