OKB na paralajmëron: Bëni kujdes me pesticidet!

Së pari qeverisë i kërkohet që institucionet e përfshira në monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së ajrit të jenë të akredituara për cilësinë e monitorimit dhe analizat laboratorike në mënyrë që të mundësojnë të dhëna sa më korrekte, të sakta dhe me vlerë që përputhen me objektivat e cilësisë. Së dyti Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i kërkohet që të mbështesë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit për të zgjeruar rrjetin e cilësisë së ajrit dhe të rregullojë vendndodhjen e stacioneve ekzistuese të monitorimit aty ku shihet e nevojshme.

By admin

Kjo duhet të marrë parasysh përdorimin sa më të mirë të pajisjeve sipas stacionit të monitorimit duke kombinuar monitorimin e ajrit në zonat rurale si dhe monitorimin e ndotjes që vjen nga llojet e transportit.

Së treti qeveria duhet që të sigurohet se Instituti i Shëndetit Publik bën vlerësime të rregullta në ndikimin e ndotjes së ajrit në shëndet dhe mbështet ndërgjegjësimin për këtë temë përfshirë përdorimin e një indeksi për cilësinë e ajrit.

Qeveria duhet të promovojë përdorimin e parimeve të bujqësisë organike që përfshin një limit shumë strikt në përdorimin e pesticideve dhe fertilizuesve sintetikë si dhe të promovojë dekompozimin më shumë sesa djegien e mbetjeve bujqësore, kjo mund të kontribuojnë më shumë në ushqimin e shëndetshëm organik por edhe në mbrotjejn e cilësisë së ajrit dhe aspekteve të tjera të mjedisit.

Rekomandimi i pestë nënvizon që në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë të sigurohen fonde për eficencën e energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë si dhe promovimin e aktiviteteve të ekonomisë cirkulare të cilat në të njëjtën kohë përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe ngadalësojnë efektet e ndryshimeve klimatike.