Shtrati i lumit Drin ngjan me një lanfill mbeturinash. Qelq, plastikë e materiale të tjera lundrojnë në shtratin e lumit dhe më tej përfundojnë në det.
Shkaktar i kësaj ndotje është vetë dora e njeriut që i hedh mbetjet jashtë vendeve të përcaktuara.
Reshjet e shiut bëjnë kështu pastrimin e territorit të ndotur, duke e grumbulluar gjithçka në shtratin e lumit.
Në vazhdimësi është folur për të parandaluar ndotjen që në burim me qëllim për ti dhënë fund kësaj situate, por asnjë masë nuk është marrë.