Eksperiencat e deritanishme në Shqiperi dhe në botë kanë treguar se roli i fermerëve është i domosdoshëm për forcimin dhe qëndrueshmerinë e zhvillimit bujqësore dhe konkretisht skemes së menaxhimit të ujit. Shoqatat fermere të perdorimit të ujit janë struktura produktive, të pavarura që shprehin interesat fermere. Ato kanë njohuri praktike konkrete dhe në shkallë ekonomie, ferme, apo rajoni mund të bëjne një menaxhim më të mirë të ujit të ujitjes. Mbajtja e tyre si kontribues në menaxhimin e ujit te ujitjes është pjese e Strategjise Kombetare të Ujitjes dhe Drenimit ku ne Planin e Veprimit për zbatimin e kesaj strategjie paraqitet veprimtaria e parashikuar te implementohet ne periudhe kohore afat shkurter dhe afat gjatë. Në këtë plan nxitet që në një afat 5-10 vjecare të jenë krijuar apo forcuar Organizat e Përdorimit të Ujit (OPU dhe GPU) në kuader të sistemeve te ujitjes se Bashkive. Dhe gjithashtu pergatitja e rregulloreve të funksionimit të tyre.
Qendra për Menaxhimin Agromjedisore dhe Ekonomik nëpërmjet një projekti 6 mujore po punon per Trajnim e “Organizatave te Përdorimit të Ujit”, se si të menaxhohet më mirë uji i ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbini. Ky projekt eshte pjese e projektit Menaxhimi i Basenit te Lumejve dhe Trasparenca (River Basin Management and Transparency) (RBMT) I cili mbeshtetet nga EU dhe implementohet nga Organizatat e shoqerise civile; Association for Sustainable Development Milieukontakt Macedonia (MKM), Institute of Collaboration for Integration and Development (ICID) and Institute for research in environment civil engineering (IECE). Ne kuadër të ketij projekti ne po kontribuoje në ngritjen apo forcimin e kapaciteteve të Organizatave të Përdorimit të Ujit (OPU apo GPU) dhe në rritjen e efikasitetit te sistemit të menaxhimit të ujitjes në Shqipëri si pjesë e RBMP përmes trajnimeve të Organizatave të Përdorimit të Ujit në përputhje me Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit. Si faze e pare e projektit ne kemi synuar rritjen e ndërgjegjësimit të qeverisë lokale dhe pronarëve të tokave bujqësore brenda zonës së shërbimit të ujitjes për të ringritur apo perfshire ne skemat e ujitjes Organizatat e Perdorimit te Ujit (OPU), për të siguruar një sistem efikas dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të ujit të ujitjes.
Ekspertet e AEEMC nga intervistat ne terren dhe kontaktet direkte me fermeret, perfaqesuesit e OPU, specialistet e Ujitjes ne Bashkitë Kavaje, Lushnje, apo Cerrik jane informuar me situaten konkrete te menaxhimit te Ujit në këto rajone të rëndesishme bujqësore të vendit. Nga 100 intervista të bëra tregohet se shumica e të intervistuarve mendojene se bashkëpunimi midis 2 aktoreve OPU dhe Specialisteve të Ujitjes në Bashki do të cojë në një perdorim më efektiv të ujit të ujitjes. Fermerët e intervistuar tregojnë se në vitet e fundit është zvogeluar siperfaqja e ujitur dhe se ka munguar egzistenca e një plani të mbjelljeve dhe të ujitjes.
Në këtë kuadër ekspertet e Qendra per Menaxhimin Agromjedisore dhe Ekonomik me eksperience 20 vjecare në menaxhimin e ujit të ujitjes propozojnë të trajnojnë OPU dhe perfaqësuesit e Bashkive përgjegjes për menaxhimin e ujit te ujitjes, të përgatitin statutin e funksionimit të OPU dhe rregullat e funksionimit te tyre.