Menaxhimi i integruar i mbetjeve të ngurta/ Investime për një mjedis 100% europian

“Menaxhimi i Integruar i mbetjeve te ngurta. Boshllëqet, sfidat dhe perspektivat në rrugën e përafrimit me BE”, ishte në fokus të tryezës së zhvilluar këtë të martë në Tiranë, ku ishte i pranishëm Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca, si edhe ekspertë të fushës.

By admin

“Menaxhimi i Integruar i mbetjeve te ngurta. Boshllëqet, sfidat dhe perspektivat në rrugën e përafrimit me BE”, ishte në fokus të tryezës së zhvilluar këtë të martë në Tiranë, ku ishte i pranishëm Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, si dhe Ambasadori i BE, Luigi Soreca, si edhe ekspertë të fushës.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se, “kur flasim për mjedis natyrën flasim për jetën e njerëzve gjithçka duhet të jetë brenda të njëjtave standard, prandaj në tre vjet kemi ndërmarrë një nisme operacionin “Clean and Green 2020” padyshim nuk e kishim menduar se do të kishte një pandemi dhe një krizë kaq të madhe botërore por gjithë kemi menduar se do na duhet të flisnim për shumë aspekte për rregullimin e situatës së brendshme të vendit tonë për të ndryshuar konceptet për të ndryshuar mekanizmat, për të forcuar institucionet por në radhë të parë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe sot tre vjet më vonë natyrisht duhet të bënim një bisedë shumë të fortë se çfarë bëmë me operacionin “Clean and Green 2020”,- tha Klosi.

“Po besoj se në këtë aspekt ja kemi dalë. Sot debate mbi mjedisin edhe pse në kushte të pandemisë është debat që jeton çdo ditë në realitetin shqiptar. Ja dolëm të kthejmë momente të trashëgimisë sonë të vjetër natyrore dhe historike që mali i Krujës dhe Mali i Tomorit beteja të vërteta të frenimit të guroreve në Shqipëri, apo investimeve të industrisë të cilat shkaktojnë dëmtime të mëdha. Ja dolëm të flasim gjerë dhe gjatë për sa i përket trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë. A kemi qenë të suksesshëm në realizimin e gjithë atyre çfarë kemi kërkuar të bëjmë? Padyshim ka shumë më tepër por ama unë them me bindjen se sot për mbetjet urbane dhe për mënyrën se si trajtohen këto mbetje në Shqipëri ka më shumë e shumë më shumë lëvizje shoqërore dhe kjo besoj është arritje e kësaj kohe”,- u shpreh Klosi.

“Kemi pasur shumë njerëz që nuk besonin se kishte një sistem të plotë dhe trajtimit të mbetjeve urbane dhe sot po t’i pyesësh thonë nuk kemi por ama kemi arritur që së bashku me partnerët tanë sidomos të BE i cili na ka ndihmuar në investime të qenësishme në infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve urbane të kemi një sistem të gatshëm dhe me një përpjekje më të fortë do të mundemi të menaxhojmë çdo mbetje urbane në vendin tonë. i kemi të gjitha përfundimisht rajonet e mbetjeve urbane me land-fille të investuara dhe tani mbetet një detyrë shumë e madhe që në rast se nuk do të kishim situatën e pandemisë do të kishim një jetë normale të qytetit tonë dhe padyshim aksionet do të shkonin në një përpjekje shumë të madhe për të shkuar drejt konsumatorit të fundit që kryesisht janë Bashkitë e vogla të cilat nuk mund të trajtojnë hapësirën dhe mjedisin në mënyrë të çrregullt. Prandaj them që është një përpjekje në të nesërmen e saj por që duhet të vazhdojë ta çoj aty ku duhet”,- tha më tej Klosi .

“Ne kemi një diskutimit të fortë me mbështetjen e Qeverisë suedeze në projektin Sane 27 për të menaxhuar të gjithë kapitujt e legjislacionit shqiptar për të përafruar me legjislacionin e BE. Po a mjafton që vetëm ndryshimet e ligjit të na sjellin një situatë më të pranueshme për mjedisin? Unë mendoj që jo. Prandaj unë bëjë thirrje për një aleancë të madhe që nuk mund të vijë vetëm me partner zyrtarë të ministrisë por që duhet të vi shumë më tepër me profesoratin me trupën akademike, shoqërinë civile me njerëzit e fushës dhe padyshim pa asnjë më të voglin dyshim me komunitetin e biznesit, të cilin ne që e shoh që janë përfaqësuar dhe në takimin e sotëm dhe gjithmonë”,- tha Klosi.

“Ne na duhet shumë që investimet e reja në sektorin e turizmit sidomos në sektorët e rinj të turizmit shqiptar siç është turizmi detar të zbatohet në përputhje të plotë me Green dilin evropian të zbatohet në përputhje të plotë në investimet e reja në marina. Në infrastrukturën detare në investime në fushën e turizmit pse jo të mos jenë që sot të përputhura me standardet evropiane të cilat mbase nesër pasnesër pas një 10-vjeçari do të kërkojnë shumë investime nëse duhet të jenë në trendin e turizmit, por ama ne mund të flasim shumë por kemi disa gjëra që po i fillojmë tani. Por fakti që po i fillojmë nga fillimi mund të na japë një sukses shumë më tepër avantazh edhe me vende të vjetra të BE në rast se investimet do të bëhen në përputhje me rregullat mjedisore të BE. Rruga jonë e BE është një rrugë e cila nuk mund të ndalet është një rrugë tashmë e përcaktuar dhe si e tillë na duhet që dhe ne të jemi pjesë e këtyre rregullave”,- tha Klosi.

“Prandaj shumë Faleminderit kolegëve që janë sot në këtë aktivitet. Shumë faleminderit projektit Sane 27 që përpiqet që Kapitulli 27 ta trajtoj me imtësi në kuadër të legjislacionit dhe rregullave që ne do të ndërtojmë. Por unë mendoj që në gjithë legjislacionin ne duhet të implementojmë parimet evropiane. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me konferenca , padyshim na duhen ekspertë siç janë sot kolegët në komunikim dhe mbi ekspertët pastaj na duhen investime të përbashkëta, pasi flasim për një mjedis që është 100 % evropian”,- përfundoi Klosi.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, u shpreh se Green Agenda përfshin 5 fusha tematike.

“Ministri përmendi shumë nga qëllimet e punës sonë. Por më e rëndësishmja ishte aktiviteti i javës së kaluar për zhvillimin e integruar të Ballkanit Lindor, prezantimi i ekonomisë dhe planeve të investimit në raportet. Ka munguar raporti i Green Agenda që kërkon KE. Muajin tjetër do të bëhet konferenca në Sofje dhe kërkohet ky raport nga autoritet përgjegjëse. Green Agenda ka për qëllim për të arritur në një marrëveshje të gjelbër”,- tha Soreca.

“Green Agenda ka si qëllim ta kthej në një axhendë konkrete të krahasuar me një marrëveshje të gjelbër. Mesa di unë është një ambicie flamurtare. Marrëveshja e gjelbër evropiane është një axhendë e përshtatur që ka si fokus ndryshimet klimatike, për shkak të humbjes së biodiversitetit, ndryshimet klimatike dhe ndotja për të kaluar në një ekonomi të qëndrueshme. Aplikimi i këtyre në Ballkan do të sjelle disa ndryshime të nivelit politik, të nivelit financiar për këtë arsye Green Agenda është prezantuar javën e kaluar. Green Agenda përfshin 5 fusha tematike”,- u shpreh Soreca.

“Me financimet tona që do të vinë për të gjitha shtetet do të kalojnë në hapin e radhës ku do të investojnë në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ekonomia qarkulluese është një ndihmë për mjedisin dhe ripërtëritjen ekonomike. Menaxhimi i mbetjeve bëhet vetë si një biznes fitimprurës ku për ekonominë gjeneron vende të reja pune. Që prej korrikut të vitit të shkuar ka nisur një fushatë e quajtur “Evropa është këtu”. Ky është një hap për mjedisin dhe ndryshimet e saj duke arritur një mjedis të gjelbër”, tha Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.