Banorët në Lushnje, protestë kundër fabrikës së përpunimit të peshkut

Banorët e fshatit Allrenaj në Lushnje kanë protestuar për të dytën herë kundër fabrikës së përpunimit të peshkut në zonë. Sipas tyre, mbetjet e depozituara pa kriter kanë kontaminuar tokën dhe ujin ndaj i frikësohen përhapjes së infeksioneve.

By admin

“I kemi tokat dhe nuk mbjellim dot asnjë lloj prodhimi.”

“Mender jush u qelbëm!”

Protestat dhe prania e medias detyruan përfaqësues të Inspektoriatit të Mjedisit në Fier të zhvillojnë një dëgjesë publike me protestuesit. Në përfundim, inspektorët i kërkuar kompanisë të përmbushë të gjithë detyrimet ligjore, në të kundërt nuk do të marrë lejen mjedisore. Banorët paralajmëruan se nëse problemi nuk do të marrë zgjidhje do tu rikthehen sërish protesta.