Kalendari Mjedisor

Aplikimi i Agro-mining në tokat të pasura me nikel – alternative ekonomike e Bujqësisë në zonat rurale të mineralizuara,

Tokat e mineralizuara ‘serpentine), natyrisht të pasura me Nikel në Juglindje të vendit zëne 27% te sipërfaqes. Tokat bujqësore serpentine karakterizohen nga pjellori e produktivitet i ulet e janë të pasura me metale toksike per bujqesine e kultivuar. Në këto kushte këto zona rurale jane të varfera dhe pa mundesi  punësimi e ekonomike. 

By admin

Tokat e mineralizuara ‘serpentine), natyrisht të pasura me Nikel në Juglindje të vendit zëne 27% te sipërfaqes. Tokat bujqësore serpentine karakterizohen nga pjellori e produktivitet i ulet e janë të pasura me metale toksike per bujqesine e kultivuar. Në këto kushte këto zona rurale jane të varfera dhe pa mundesi  punësimi e ekonomike. Ne propozojme ‘’agromining’’, një zgjidhje inovative për menaxhimin e burimeve natyrore; kultivimin e bimeve jo për ushqim në toka e mineralizuara, por të bimeve hiperakumulatore të Nikel për ta ekstraktuar ate nga toka dhe pas korrjes së bime rikuperimin e tij, shitjen dhe sjelljen e te ardhurave ekonomike. Qendra per Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik, AEEM-Center ka  arritur që me kultivimin e Alyssum murale, bime natyrore e zonave serpentine te vendit, te perfitojme 200 kg/ha nikel te paster. Kjo eshte arritur ne Kuader te  projektit Life-Agromine, një projekt i financuar nga Unioni Europian, i ndërrmare nga Universiteti i Lorraine, Nancy në Francë në bashkëpunim me disa institute, laboratorë dhe qëndra kërkimore në Spanjë, Greqi, Austri, Belgjikë dhe Shqipëri.

Tokat bujqësore të mineralizuara zëne siperfaqe të konsiderueshme ne Shqiperi dhe Alyssum murale , bima hiperakumulatore e Nikelit ka potencial të lartë biomase dhe rendimenti të ekstraktimit të metalit nikelit. Ky fakt na inkurajoje për aplikimin në shkallë të gjere të kësaj teknologjie. Projekti: Aplikimi i Agro-mining në tokat të pasura me nikel si një alternative ekonomike e Bujqësisë në zonat rurale të mineralizuara, mbeshtetur nga Global Environment Facility GEF (UNOPS) është nisma aktuale e AEEM-Center e cila synon që ‘’Agromining’’ të kthehet në një alternative e bujqësise në zonat rurale të mineralizuara në juglindje të Shqipërisë. Fermerët në tokat bujqësore të kultivojne bimen hiperakumulatore të nikelit e cila pas korrjes të përdoret për rikuperim e nikelit, i cili sjell të ardhura ekonomike, konvertuar në fitim për fermerin rreth 1100 USD/ha përkundrejt 550 USD/ha që mund të fitojnë me Thekren. 

Ky project jep mundesine fermereve në sipërfaqe të mëdha deri në 5 ha te aplikojne teknologjinë e quajtur “Agromining”, pra kultivimin e tokave bujqësore të mineralizuara të fermereve në zonat ë varfëra rurale, jo për kultura bujqësore, por kultivimin e bimëvë hiperakumulatore për ekstraktimin e metaleve. Më pas këto bimë dërgohen në Universitëtin e Lorraine ku do të ekstraktohet Nikeli.  Prej 4 vitesh disa familje fermere kanë perfituar nga Projekti Life Agromine dhe aktualisht disa të tjera do perfitojne nga projekti Global Environment Facility GEF (UNOPS).

Më teknikat e përdorura deri tani ne kemi arritur të ekstraktojmë mbi deri ne 200 kg Nikel për ha. Gjithashtu me teknikat e fundit të ekstraktimit të nikelit nga bima ne kemi arritur të rikuperojmë 80 % të nikelit në bimën hiperakumulatore dhe më pas duke e transformuar në formën e kripës së Nikelit. Për të maksimizuar produktivitetin e bimëve (prodhimin e biomasës) dhe ekstraktimin e Nikelit nga Toka ne, në kuadër te projekteve;  Global Environment Facility GEF (UNOPS) dhe Life Agromine do të testojme  disa praktikat agronomike të reja dhe do ti japim mundesinë fermerëve vendas për të kombinuar kultivimin e kulturave ekstraktuese të metaleve me kultura ushqimore ose foragjere. Fakti që tokat e mineralizuara janë të ngopura më nikel është një tregues shpresëdhenës për vazhdimësinë e kësaj teknologjie në këto toka.