Tranzicioni i energjisë në Ballkanin Perëndimor: mundësitë e humbura të vitit 2020

REC Shqipëri, së bashku me organizatat e rajonit: Belgrade Open School, Climate Action Network (CAN) Europe, Eco-team, Green Home, HEAL pozicionohen mbi raportin e sapo botuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë nxjerr në pah disa nga pengesat kryesore në reformimin e sistemit energjetik të vendeve anëtare të kësaj organizate si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

By admin

Zhvillimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë se këto vende mund të ndërmarrin veprime konkrete dhe të bashkohen me vendet e BE-së në trajtimin e krizës klimatike, por progresi i bërë deri më tani nuk është i mjaftueshëm.

REC Shqipëri, së bashku me organizatat e rajonit: Belgrade Open School, Climate Action Network (CAN) Europe, Eco-team, Green Home, HEAL pozicionohen mbi raportin e sapo botuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë nxjerr në pah disa nga pengesat kryesore në reformimin e sistemit energjetik të vendeve anëtare të kësaj organizate si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

(Jo) – përpjekjet e dekarbonizimit

Ajo që është pozitive për tu theksuar është që njoftimi i bërë nga Qeveria e Malit të Zi për ndalimin e zhvillimit të bllokut të dytë të termocentralit në Pljevlja shkaktoi një efekt domino me anulimin e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut (Oslomej) dhe më pas në Kosovë (Kosova e Re).

Nga ana tjetër, shkarkimet nga termocentralet ekzistuese të qymyrit në rajon janë ende shqetësimi kryesor për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve në këto vende.  Një analizë e fundit tregon se të gjitha impiantet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor të përfshira në Planet Kombëtare të Zvogëlimit të Shkarkimeve (NERP), vazhdojnë të shkarkojnë mbi kufijtë ligjorë të përcaktuar nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Një analizë tjetër tregon se ndotja nga qymyri në gjashtëmbëdhjetë termocentralet tashmë tepër të vjetërsuara në rajon është kronike, dhe ato janë përgjegjëse për rreth 3,900 vdekje të parakohshme, 8,500 raste të bronkitit tek fëmijët dhe sëmundjeve të tjera kronike në vit, duke çuar në kosto të larta shëndetësore deri në 11,535 milion Euro.

Një analizë tjetër nxjerr përfundimin se të gjitha impiantet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor të përfshira në Planet Kombëtare të Zvogëlimit të Shkarkimeve (NERP), vazhdojnë të shkarkojnë gazra ndotëse mbi kufijtë ligjorë të vendosur nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

Megjithëse ekziston një bazë ligjore, vendet nuk arrijnë ta zbatojnë atë. Kosova nuk ka arritur të transpozojë direktivat në lidhje me uzinat dhe fabrikat e mëdha që punojnë me lëndë djegëse fosile, ndërsa Serbia sapo ka miratuar Planin Kombëtare të Zvogëlimit të Shkarkimeve (NERP), me një proces i cili po kritikohet për shkelje të legjislacionit mjedisor, pasi vlerësimi mjedisor nuk është kryer në përputhje me Direktivën e Vlerësimit Strategjik të Mjedisit dhe Legjislacionit në Serbi. Për më tepër, ekziston një shqetësim i madh se Serbisë i mungon mbështetja e duhur institucionale për monitorimin dhe zbatimin e këtij plani (NERP).

Në lidhje me termocentralet për të cilat vendet kanë vendosur të përjashtohen nga zbatimi i Direktivës së Uzinave që punojmë me lëndë djegëse, dhe ato po i afrohen kufirit të orëve të lejuara të punës. Këto vende ende nuk duket se kanë ndonjë plan për të ardhmen.

Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komunitetit të Energjisë në lidhje me shtimin e orëve të punës për termocentralin në Pljevlja, ndërkohë që orët e punës për këtë termocentral pritet të skadojnë në fund të këtij viti. Pra, koha është kritike për Malin e Zi pasi planet e rikonstruksionit për këtë termocentral supozohet të fillojnë së shpejti, me synimin për të ulur ndotjen e ajrit. Projekti kritikohet shumë nga organizatat e shoqërisë civile, pasi nuk ka justifikime ekonomike ose të fizibilitetit për përpjekje të tilla. Çaktivizimi i këtij termocentrali duhet të jetë zgjidhja e duhur, një proces ky që mund t’i japë fund varësisë së Malit të Zi nga qymyri, duke shënuar kështu dekarbonizimin e vërtetë të sektorit të energjisë elektrike në vend.

Objektivat e klimës dhe energjisë

Përpjekjet për dekarbonizimin janë të lidhura me procesin e hartimit të Planeve Kombëtare të Energjisë dhe Klimës (NECP). Edhe pse nuk është ligjërisht i detyrueshëm, të gjitha vendet po hartojnë këto plane (NECP) sipas udhëzimeve të Sekretariatit.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut duket se është në pararojë të përpjekjeve për tranzicionin e energjisë, pasi Strategjia e saj e Energjisë 2040 parashikon që faza e qymyrit të mbarojë deri në vitin 2030, duke e bërë atë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që ka një datë përfundimi për përdorimin e qymyrit. Gjithashtu ky vend është i pari në rajon që ka një draft zyrtar të Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës. Sipas rishikimit që ka bërë Sekretariati theksohet që duhet përmirësuar plani i veprimit dhe zbatimit për heqjen nga përdorimi të qymyrit. Një situatë krejtësisht e ndryshme paraqitet në Serbi, ku procesi i zhvillimit të planit NECP-ve ende nuk ka filluar.

Afati i fundit për arritjen e synimeve aktuale të klimës dhe energjisë që ishte parashikuar për 2020 është shtyrë për në fund të vitit 2021 dhe situata në terren tregon se vendet ende nuk janë në rrugën e duhur për t’i arritur ato.

Për shembull, planet e këtyre vendeve për energji të rinovueshme janë shumë të varura nga energjia hidrike, e cila përmes skemave mbështetëse çoi në efekte shkatërruese të mjedisit në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Për të adresuar më tej çështjet që lidhen me hidrocentralet, Sekretariati miratoi direktivat e politikës për zhvillimin e hidrocentraleve të vogla.

Komuniteti i Energjisë për dy vitet e fundit u ka kërkuar vendeve të kalojnë nga skema e tarifave preferenciale në një sistem ankandi, në mënyrë që të garantojë çmimin më të ulët të mundshëm për investime në burimet e rinovueshme. Kjo ka pasur rezultate pozitive për shembull, në Shqipëri, ndërsa Maqedonia e Veriut u bë vendi i parë në Komunitetin e Energjisë që shndërroi minierat e qymyrit në fusha me panele diellore, por të dy vendet nuk arritën të hiqnin tarifat preferenciale për projektet e hidrocentraleve të vegjël. Pas shpalljes së ndalimit të projekteve të vogla hidrike, Bosnje dhe Hercegovina filloi të ndërmarrë hapa të drejtpërdrejtë në heqjen e tarifës preferenciale për këto projekte.

Në vend që të adresojnë sfidat e arritjes së synimeve për energjinë e rinovueshme, bazuar në versione të sigurta të energjisë së erës, diellit dhe kapacitetet e depozitimit të saj, vendet kanë zgjedhur një llogari krijuese, e cila çoi në tejkalimin e objektivave të biomasës për 2020 në sektorin e ngrohjes dhe ftohjes.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, produktiviteti i energjisë është akoma i ulët, prandaj zbatimi i efiçiencës së energjisë në ndërtesa, ulja e humbjeve të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, e kështu me radhë, janë çështje për t’u trajtuar me seriozitet.

Mbajtja gjallë e flotës së qymyrit në mënyrë artificiale

Përpjekjet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për të hartuar një çmim karboni për këto vende duhet të shihet si një gur themeli për përgatitjen e palëve kontraktuese për t’iu bashkuar Skemës së Tregtimit të Shkarkimeve të BE-së.

Përmes Marrëveshjes së Gjelbër, BE po planifikon të vendosë një Mekanizëm të Rregullimit të Kufirit të Karbonit dhe sektori i energjisë elektrike i varur nga qymyri nw Ballkanin Perëndimor do të ishte një nga të parët që do të goditej.

Përveç kësaj, prezantimi i mundshëm i një takse kombëtare të karbonit do ta bëjë qymyrin edhe më pak fitimprurës sesa tashmë është, pavarësisht se subvencionohet shumë.

Në këtë kuadër, Mali i Zi u bë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që prezantoi sistemin e kufirit të shkarkimeve dhe tregtinë e shkarkimeve.

Në vitin 2019, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi një studim se sa paguhej qymyri nga taksat e qytetarëve (vitet 2015-2017), duke arritur deri në 2.4 miliard Euro në vit, në subvencione direkte dhe indirekte. Trendi, sipas raportit të zbatimit, ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme në vitin 2019 gjithashtu. Për më tepër, prodhimi i energjisë me qymyr në rajon gjeneron kosto shtesë përmes shpenzimeve shëndetësore të cilat arrijnë një vlerë 8,866 milion Euro.

Ndërsa në 2019, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë braktisur planet e tyre të investimeve për kapacitete të reja me qymyr, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia nga ana tjetër mbështetën masivisht ndërtimin e termocentraleve të reja të qymyrit. Këto projekte kundërshtojnë drejtpërdrejt përpjekjet për dekarbonizim dhe qëndrueshmëri të sektorit të energjisë në rajon.

Kjo tregon se pa mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga qeveritë, edhe projektet e reja nuk do të ishin të mundshme. Për më tepër, është në shkelje të plotë të ndalimeve të ndihmës shtetërore brenda Komunitetit të Energjisë .  Shembulli më i mirë është në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku autoritetet e ndihmës shtetërore kanë zbrazur ndihmën shtetërore të dhënë nga Federata për huanë prej 614 milion EUR nga Banka Kineze e Eksport-Importit, në Elektroprivreda BiH. Aktualisht, kjo çështje është në pritje të një vendimi mbi shkeljen e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që pritet në fund të këtij viti në Këshillin Ministror të Komunitetit të Energjisë.

Nga energjia e qymyrit tek energjia e pastër?

Përpjekjet për dekarbonizim në rajon duhet të garantojnë një tranzicion të pastër dhe të qëndrueshëm të energjisë. Ky është dhe një nga parakushtet për integrimin në këtë treg.

Ndërsa përpjekjet e Komisionit Evropian luajnë një rol kryesor në tranzicionin energjetik të rajonit, mesazhet që bëjnë thirrje për një rol në rritje të lëndës djegëse të gazit në këtë tranzicion janë shumë të diskutueshme. Përveç faktit se problemi i shkarkimeve nuk do të zhduket pasi kjo garanton kalimin nga një lëndë djegëse fosile në një tjetër, mungesa e infrastrukturës ekzistuese për përdorimin e gazit në këtë rajon dhe nevoja për të zhvilluar një të tillë, është një efekt bllokues. Përdorimi i gazit nuk lëshon vetëm dioksid karboni, por edhe metan, një gaz serrë me jetë të shkurtër dhe shumë i fuqishëm i shkarkuar gjatë nxjerrjes, transportit dhe përdorimit. Si pasojë, investimi në gaz sot nënkupton bllokimin e rajonit në prodhimin e energjisë me intensitet të lartë të karbonit për dekadat e ardhshme.

Vendimi i pritur për Projektet e Interesit të Komunitetit të Energjisë (PECI) dhe rekomandimet për Projektet me Interes të Ndërsjellë (PMI) nga Këshilli Ministror në Dhjetor 2020, duhet të marrin parasysh vizionin afatgjatë të tranzicionit të energjisë në rajon dhe të shmangin një devijim të panevojshëm, pasi gazi si një lëndë fosile nuk është një opsion i përshtatshëm tranzicioni, por thjesht një lëndë djegëse fosile, pra një karburant ndotës.

Ndjekja sipas listave aktuale të PECI dhe PMI nuk është e këshillueshme, veçanërisht pa rishikimin e rregullores së Rrjetit Energjetik Trans-Evropian, si dhe vlerësimi i duhur i ndikimit, siç konfirmon në mënyrë shprehëse Vendimi i Avokatit të Popullit të BE-së, mbi Projektet e BE-së sipas Listës së Interesit të Përbashkët.

Për më shumë informacion rreth raportit, ju lutem klikoni këtu.