Vlerësimi ekologjik dhe ekonomik i shërbimeve të ekosistemit në ujëmbledhësin e Liqenit të Ohrit

Qendra per Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik eshte duke zbatuar projektin: Vlerësimi ekologjik dhe ekonomik i…

By admin

Qendra per Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik eshte duke zbatuar projektin: Vlerësimi ekologjik dhe ekonomik i shërbimeve të ekosistemit në ujëmbledhësin e Liqenit të Ohrit. Ky projekt eshte mbeshtetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (“CEPF”), një fond shume-dhuruesish i përbërë nga Conservation International Foundation (“CI”), International Bank for Reconstruction and Development (“IBRD”), the Global Environment Facility (“GEF”), the Government of Japan, Agènce Française de Développement (“AFD”), dhe European Union (“EU”). 

Ky projekt synon përmirësimin e njohurive në lidhje me biodiversitetin e liqenit të Ohrit, rëndësinë e tij ekologjike dhe ekonomike në mënyrë që të bëjnë më të interesuar palët e perfshira locale dhe vendimmarrësit për rëndësinë e liqenit në jetën e tyre.

Projekti synon;

-Rritjen e ndërgjegjësimit të palëve të interesuara lokale, agjencive, qeverisë lokale dhe kombëtare për biodiversitetin dhe kërcënimet e liqenit duke siguruar një menaxhim efikas dhe të qëndrueshëm të liqenit.

-Vlerësimi ekologjik i shërbimeve të Ekosistemit në ujëmbledhësin e liqenit të Ohrit

-Vlerësimi ekonomik i te mirave dhe shërbimeve të Ekosistemit në ujëmbledhjen e Ohrit

-Rritja e ndërgjegjësimit dhe ndërtimi i kapaciteteve mbi përfitimet socio-ekonomike të përdorimit të qëndrueshëm të shërbimeve të ekosistemit

Ne po bashkepunojme me përfaqësuesit e palëve të interesuara të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit (OJQ), Kompanisë së Bimëve Medicinale (gjithashtu fermerë të fshatrave përreth Liqenit), Administratës së Zonave te mbrojtura në Pogradec, përfaqësuesit e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mjedisit në Bashkinë  e Pogradecit si dhe e fermerëve të zonës. 

Liqeni i Ohrit klasifikohet si një liqen malor me ujë të pastër me origjinë tektonike. Liqeni i Ohrit është një liqen oligotrofik i thellë 290 m, i ndarë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ai cilesohet si liqeni më i vjetër në Evropë (mosha prej disa miliona vitesh). Liqeni i Ohrit ka katër degë të përhershme: Cerava, Velgoska, Koselska, Sateska dhe më shumë se 30 rrëke të përkohshme dhe burime të shumta nënujore. 

Diversiteti i llojeve të substrateve dhe klimës ne liqenin e Ohrid ndiqet nga nje florë dhe tipe bimësie te pasura. Numri i llojeve të bimëve ne florën e Shqipërisë jane 3650, nga keto, 1350 specie gjenden ne Pellgun e Liqenit të Ohrit, pra rreth 37% te flores se vendit. Ne liqenin e Ohrit ka disa specie bimore endemike, te cënueshme and të rrezikuara. 

Fauna e peshkut të liqenit përfshin specie vendase, nga të cilat 10 janë endemike (dy prej të cilave i përkasin familjes Salmonidae). Scardinus knezevici, Cobitis ohridana tashmë konsiderohen si specie subendemike në sitemin Drini -Oher. Alburnus scoranza dhe Barbus rebeli konsiderohen si edemike ballkanike. Zbatimi i projektit tonë konfirmoi praninë e specieve endemike të peshkut Salmo ohridana. Siç është raportuar tashmë në sondazhet e mëparshme, për shkak të oligotrofitetit të tij të veçantë, ekziston një prodhim relativisht i ulët i peshkut, i cili për zonën bregdetare të liqenit pasqyron rritjen e vlerës, por në nivelin e liqenit ajo varion nga 7-13 kg / ha. Bazuar në të dhënat tona, speciet vendase të peshqve po dominojnë nga ato të huaja (dy specie u regjistruan Pseudorasbora parva dhe Rhodeus amarus) në lidhje me prodhimin e biomasës së peshkut, për periudhën e anketuar të vitit (nentor 2020). Sondazhi yne i fundit, ne netor 2020, zbuloi praninë e 15 llojeve të ndryshme të peshqve, nga të cilët vetëm dy specie aliene. Për përdorimin e qëndrueshëm të rezervave të peshkut dhe peshkimit në liqenin ndërkufitar ka nevoje të zhvillohet bashkëpunimi i ndjekur nga harmonizimi i legjislacionit midis vendeve bregdetare.

Fauna bentike e Liqenit të Ohrit karakterizohet nga një shkallë e lartë e pasurisë dhe larmisë së formave arkaike, endemike dhe relikeve. Endemizmi është i pranishëm edhe në mesin e specieve mikroalga. Rreth 90 specie nga 550 specie të diatomeve janë specie të rralla, relikte terciare ose endemike. Janë identifikuar 146 specie endemike.

Aktiviteti njerezor ka ndikuar ne gjendjen trofike, keshtu qe monitorimi i benthic diatomeve ndihmon vleresimin e cilesise se ujit. 

Ndikimet antropogjene në biotat endemike të liqeneve me siguri kanë operuar në mënyrë komplekse, të ndërlidhur, duke e bërë të vështirë të dallohet “shkaku “per uljen e prezences se ndonje specieje të caktuar të zvogëlimit të pranise, ose zhdukjen e saj të plotë.

Kërcënimet mund të përmblidhen në pesë kategori kryesore ; metodat shkatërruese të peshkimit; ndotja e ujit nga burimet urbane dhe industriale në pellgun ujëmbledhës; hyrja e specieve ekzotike; ndikimet në pellgun ujëmbledhës e ndryshimet klimatike.

Vlerësimi ekologjik  dhe ekonomik po  zhvillohet në bashkëpunim me palët kryesore të interesit që mbulojnë fushat kryesore brenda zones. Për te vlerësuar të mirat dhe shërbimet është përdorur klasifikimi i Millenium Assessment Ecosystem 2005. Kjo metodë i shikon shërbimët e ekosistemit si burim përfitimi për shoqërinë. Këto përfitime janë ndarë ne 4 kategori; Sigurues, Rregullator, Kulturor, Mbështetes. Per vlerësimin ekonomik dhe ekologjik te ekositemit ne po kryejme disa aktivitete si : Plotesimi i pyetesoreve informativ per te mirat e sherbimet kryesore, Intervista me persona kyçe në institucione lokale dhe qëndrore, Pyetësor me banorët e fshatrave përreth liqenit dhe aktiviteteve kryesore. Gjate realizimit te intervistave ne terren na rezultoi që të mirat dhe shërbimet bazë të ekosistemit te Ohrit te cilat sjellin te ardhura ekonomike janë peshkimi, bujqësia, kryesisht kultivimi i bimëve mjeksore – te mira siguruese si dhe Turizmi – sherbim kulturor rikrijues, Këto te mira e shërbime te ekosistemit te liqenit te Ohrit jane burimi kryesor i te ardhurave ekonomike

Kjo qasje është në përputhje me Vlerësimin e Ekosistemit të Mijëvjeçarit (MEA), si dhe pjesën më të madhe të literaturës shkencore dhe ekonomike, të konsultuar gjatë këtij studimi. Vlerësimi ekonomik do te behet duke përdorur shërbimet direkte e indirekte të përdorura, bazuar ne te mirat dhe sherbimet e identifikuar:a peshkimin, bimët mjeksore, turizmin. Metoda (MarketPrice).   Çmimi i tregut i këtyre shërbimeve është përdorur për ti dhënë atyre një vlerë monetare.

Gjithashtu për të vlerësuar turizmin, jemi duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga operatorët turistik në Pogradec dhe  tarifat që deshirojnë te  paguajnë vizitorët,  turistët që vizitojnë zonën dhe operatorët për të siguruar të ardhura në zonat e mbrojtura mjedisore. Kjo në bazë te Metodës se Vlerësimit të  Kontigjentit.  Kjo metodë  është përdorur për të përcaktuar vlerën e ekosistemit duke gjetur se sa të inervistuarit janë të gatshëm të paguajnë për atribute të veçanta ose shërbimet e ekosistemit.  Pra, që të grumbullojmë informacion dhe të dhëna  është  krijuar  një skenar hipotetik bazuar në parimin  e gatishmërisë për të paguar. 

Nëpërmjet trajnimeve të palëve të interesuar lokale dhe publikimeve të bëra gjatë këtij projekti ne synojmë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen  e shoqatave dhe palëve qe veprojnë në regjimin e Ohrit.