Banorët e Kamzës shprehen të shqetësuar për ndotjen alarmante në lumin Terkuz, i cili po rrezikon shëndetin e tyre. Mbeturinat urbane të hedhura pa kriter e kanë kthyer lumin në një kanal të ujërave të zeza. Qytetarët thonë se shqetësuese është edhe era e rëndë, ndërkohë që i bëjnë apel kryebashkiakut Rakip Suli të marrë masa për këtë njollë mjedisore.
Lumi Terkuz në Kamëz është kthyer në shqetësim për banorët për shkak të ndotjes.
Në të nuk mungojnë inertet si dhe mbeturinat e konsumit të përditshëm.
Situata në lumin Terkuz është tejet shqetësuese por ajo që vihet re është mosveprimi nga ana e bashkisë Kamëz për ta pastruar.
Banorët e zonës thonë se për ta shqetësuese është edhe era e rëndë. Jashtë kamerave qytetarët i bëjnë apel kreut të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, të kthejë vëmendjen nga kjo njollë në hartën ambientale të zonës dhe të marrë masa të menjëhershme.