Berat/ Po investohet për ndërtimin e landfillit të ri

Në Berat po investohet për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që garanton një mjedis të pastër, zhvillim të turizmit dhe të ardhme të sigurtë të gjeneratave që do të vijnë.

By admin

Në Berat po investohet për ndërtimin e landfillit të ri me standarde europiane, që garanton një mjedis të pastër, zhvillim të turizmit dhe të ardhme të sigurtë të gjeneratave që do të vijnë.

Kreu i bashkisë së Beratit, Ervin Demo u shpreh se qyteti simbol i arkitekturës botërore, ku impakti i rilindjes urbane dhe investimet në çdo cep të territorit po i japin një tjetër hov zhvillimor zonës, nuk mund të imagjinohej pa zgjidhjen e problemit të menaxhimit të mbetjeve, shoqëruar me një mjedis të gjelbër.

“Zgjidhja ofrohet përmes landfillit të ri ku puna vazhdon me ritme të shpejta, ndërkohë që 90 % e punimeve kanë përfunduar”, thotë Demo.

Ky investim madhor është fundi i një historie toksike, që qytetarët beratas e vuanin prej vitesh teksa shihnin vendgrumbullime të gjithëfarësoj mbetjesh në çdo cep të hapësirës publike.

“Pa harruar të përmend se landfill-i është domosdoshëmëri edhe për habitatin; Osumi shpëton nga rrjedha e papastërtive”, theksoi Demo.