Trajnimi i “Organizatave te Përdorimit të Ujit” se si të menaxhojmë më mirë ujin e ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbini

Qendra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik ka implementuar projekti 6 mujore per Trajnimin e “Organizatave te Përdorimit të Ujit”, se si të menaxhohet më mirë uji i ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbin si pjese e projektit Menaxhimi i Basenit te Lumejve dhe Trasparenca.

By admin

Qendra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik ka implementuar projekti 6 mujore per Trajnimin e “Organizatave te Përdorimit të Ujit”, se si të menaxhohet më mirë uji i ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbin si pjese e projektit Menaxhimi i Basenit te Lumejve dhe Trasparenca (River Basin Management and Transparency) (RBMT) i cili mbeshtetet nga EU dhe implementohet nga Organizatat e Shoqerise Civile; Association for Sustainable Development Milieukontakt Macedonia (MKM), Institute of Collaboration for Integration and Development (ICID) and Institute for Research in Environment civil engineering (IECE). Qendra për Menaxhimin Agromjedisor dhe Ekonomik ka kontribuar në ngritjen apo forcimin e kapaciteteve të Organizatave të Përdorimit të Ujit (OPU ) dhe në rritjen e efikasitetit te sistemit të menaxhimit të ujitjes në Shqipëri si pjesë e RBMP përmes trajnimeve të Organizatave të Përdorimit të Ujit në përputhje me Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit. 

Ekspertet e qendres kane kontribuar ne pergatitjen e fermereve, mjeshtrave te ujit dhe specialisteve te Ujit ne Bashkite e Cerikut, Kavajes, Lushnjes. Trajnimi i tyre eshte pare si doomosdoshmeri per tu perfshire ne skemen e ujitjes sic parashikon Planin e Veprimit te Strategjise Kombetare te Ujitjes e Kullimit.

Mbështetja/ngritja e pergatitja e Organizatave te Perdorimit te Ujit  eshte  bere në formatet që e parashikon Ligji Nr. 24/2017 Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit dhe  Strategjise Kombetare te Ujitjes dhe Kullimit.

Ekspertet e qendres kane trajnuar anetaret e OPU dhe specilistet e ujit te bashkive perkatese me temat e meposhtme :

Planifikimi i Ujitjes (Hartimi i Grafikeve te Ujitjes);

Regjistri Ujitjes Hartat Skematike;

Sistemi i Ujitjes; Sistemi i transportit dhe shperndarjes; Sistemet e përdorimit të ujit në fushe;

Efektiviteti i përdorimit të ujit nga sistemet e ujitjes;

Mirembajtja e Sistemeve te Ujitjes;  Procesi i Mirmbajtjes: problemet, shkaqet dhe zgjidhjet, procedurat e mirmbajtjes,  metodat e mirembajtjes 

Gjithashtu specialiste e AEEMC kane pergatitur dhe publikuar Guiden: Si të planifikoni në mënyrë efektive ujin e ujitjes – njohuri praktike. 

Kjo Guide e ndertuar ne 5 kapituj do te jete nje kontribut per te ndihmuar, pergatitur dhe orientuar anetaret e OPU drejt nje planifikimi dhe perdorimi efektiv te ujit te ujitjes. Ne kete guide ato do te gjejne njohuri teorike e praktike (shembuj, ushtrime), per planifikimin e ujitjes; mbi metodat e matjeve ose vlerësimeve, prezantimit të metodave të shpërndarjes, llogaritjen e nevojave per uje te kulturave bujqesore ne funksion te struktures se mbjedhjeve, volumin e ujit ne kanalet ujitesi, planifikimin e nivelit te sekondareve dhe terciareve, teknikat qe duhet te perdorin per hartimin e grafikeve realiste te ujitjes. Me qellim furnizimi I fermereve me uje ne perputhje me kerkesat e tyre ne kohen dhe sasine e duhur,  projektimin e ujitjes 24 oreshe.

Nepermjet kapitulllit Regjistri i Ujitjes & Hartat Skematike ne synojme; të nxiseim tek drejtuesit e OPU-ve kerkesa të forta për një administrim të mire të ujit të ujitjes; Të familjarizoje anetaret e OPU-ve me teknikat qe duhet te perdorin per mbledhjen dhe regjistrimin e informacioneve ne rregjistrin e ujitjes, Ttë nxisim procesin e bashkepunimit te stafeve ekzekutive te OPU-ve me fermeret per nje shfrytezim efikas te burimeve ujore.

Percaktimi i nevojave të bimëve për ujë përben vetem një faze të menaxhimit të mungeses se lageshtise në toke por faza e dyte dhe me e rendesishme dhe me e veshtire nga pikpamja e realizimit praktik është dergimi i ujit në fushe në kohen dhe sasine që kane nevoje bimët. Për këtë është e nevojshme të instalohet një sistemi tere veprash hidroteknike që quhen Sistem i Ujitjes. Keshtu ne kapitullin e kater fermere dhe specialise e uji t do te gjejne  njohuri rreth sistemit te ujitjes përfshin vepren  e marrjes se ujit ose stacionin e pompimit, sistemin e transportit, sistemin e shperndarjes, sistemet e përdorimit në fushe ose metodat e ujitjes dhe sistemin e kullimit.

Kapitulli Mirembajtja e Sistemeve te Ujitjes synon te nxise tek drejtuesit e OPU-ve kerkesa të forta për një administrim të mire të ujit të ujitjes; të faniljarizoje stafet ekzekutive te OPU-ve me teknikat qe duhet te perdorin per te realizuar nje mirmbajtje efektive te sistemeve te ujitjes., të nxise procesin e bashkepunimit midis antareve te keshillave ekzekutive brenda OPU-ve dhe midis OPU-ve per nje shfrytezim efikas te sistemeve te ujitjes.

Ne kete Guide per ti aftesuar praktikisht anetaret e OPU apo stafet e tjera qe merren me ujitjen jane perdorur shembuj praktik, figura, grafike, skema te cilat e bejne kete Guide me te qarte per kedo qe do ta perdori.