Ky shekull ka dëshmuar një zgjerim apo rritje të jashtëzakonshme të sipërfaqes ujitëse. Përmbushja e sfidës për popullatën në rritje ne lidhje me sistemet e ujitjes me performancë të ulët kërkon ndërhyrje teknike, menaxheriale dhe institucionale. Menaxhimi me pjesëmarrje i ujitjes mund të ofrojë një mënyrë të tillë përmirësimi dhe efikasiteti të përdoruesve të ujit.
Prodhimi bujqesor në Shqipëri, veçanërisht i perimeve dhe frutave, është më i ndjeshëm si rrjedhojë e temperaturave më të larta si dhe thatësirave të cilat mund të krijojnë kërkesë shtesë për ujitje.
Sistemet e ujitjes dhe kullimit janë përkeqësuar pas shumë vitesh pa mirëmbajtjen dhe riparimet e duhura. Ndryshimet e nevojshme që po ndodhin në strukturën e kulturave bujqësore dhe metodat e përdorimit të ujit, si dhe ndryshimet klimatike, kërkojnë modernizimin e sistemeve për të lejuar një efiçencë më të mirë të përdorimit të ujit, menaxhim më intensiv dhe proçedura financiare më të besueshme.
Për ujitjen e kulturave bujqësore në territorin e Shqipërisë përdoren ujra me prejardhje të ndryshme, sic janë lumenjtë, përrenjtë burimet, liqenet, rezervuaret ujites dhe ujrat nëntokësore.
Pa dyshim, bujqësia është një sektor shumë i goditur nga ndotja, prandaj prodhirni bujqësor realizohet në mënyrë optimale vetëm në prani të një ambienti ekologjik të përshtatshem. Në këtë kontekst, vëmendje të vecantë i kushtohet cilësisë së pasurise ujore, sepse uji si përbërës themelor per jetën e bimëve, është shumë i predispozuar ndaj rreziqeve të ndotjes. Projekti i AEEMC, Trajnimi i “Organizatave te Përdorimit të Ujit” se si të menaxhojmë më mirë ujin e ujitjes, për të kontribuar në zbatimin e planeve të menaxhimit të basenit të lumit Shkumbini si pjese e projektit Menaxhimi i Basenit te Lumejve dhe Trasparenca (River Basin Management and Transparency) (RBMT) i cili mbeshtetet nga EU dhe implementouar nga Organizatat e Shoqerise Civile; Association for Sustainable Development Milieukontakt Macedonia (MKM), Institute of Collaboration for Integration and Development (ICID) and Institute for Research in Environment civil engineering (IECE), është përqëndruar në zonat bujqësore të cilat përdorin ujin e Lumit Shkumbin dhe kanaleve që furnizohen nga ai për ujitje; kanali Naun-Panxhi dhe kanali Peqin-Kavaj.
Lumi i Shkumbinit ka një pellg prej 2440 km2 me një lartësi mesatare prej 753 m. Shkarkimi mesatar i ujit është 62 m3 / s. Lumi Shkumbin ka një gjatësi prej 181.4 km. Lumi Shkumbin kalon nëpër rrethet e Elbasanit, Peqinit, Kavajës dhe Lushnjës dhe luan një rol të madh në jetën e njerëzve të kesaj lugine. Përgjatë lumit janë shumë vendbanime të vendosura që kanë përdorur burimet e lumit në jetën e përditshme.
Në lumin Shkumbini janë ngritur ndërtime hidrologjike që përdoren për ujitje në bujqësi si p. sh. Kanali Naum’Panxhi ‘’ në Elbasan që u përdor për ujitje të fushës pjellore të Cërrikut dhe kanalit Peqin- Kavaj që eshte përdorur për ujitje të fushës pjellore të Peqinit, Rrogozhinës, Gosës dhe Kavajës.
Ky lumë përdoret për peshkim ndersa nga shtrati e tij nxjerrin reren si material inert qe perdoret ne ndertimtari. Proceset e erozionit të shkaktuara nga transporti i sedimenteve në grykederdhjen e tij kanë përparuar shpejt për shkak të aktiviteteve njerëzore siç janë shpyllëzimi, zjarret, mbikullotja, akumulimi i inerteve, gjuetia dhe peshkimi, industria minerale, përdorimi dhe terracimi joadekuat i tokës etj.
Ne bashkite Cerrik, Kavaje Lushnje, vihet re nje mos menaxhim efektiv I kanaleve vaditese, ku problemet kryesore qe ndikojne ne jeten e fermereve jane, mungesa e mirembajtjes se vazhdueshme te tyre dhe bllokimi I kanaleve vadites.
Megjithatë, Shkumbini ishte dhe ende mbetet një lumë me probleme serioze mjedisore.
Akoma vërehet ndikimi i lartë në ndotjen e lumit nga pjesa e mbetur e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Menaxhimi i qëndrueshëm dhe optimizimi i të gjithë investimeve në ujitje, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet do te coje ne nje zgjerim dhe bërjen të qëndrueshme të sistemeve të ujitjes, përmbushjen e nevojave për kullim dhe mbrojtjen e popullsisë dhe pronave nga përmbytjet. Rivendosja e ujitjes në sipërfaqen potenciale të ujitshme do te ndikoj ne prodhimin në shumë zona të kulturave bujqësore me vlerë të lartë si perimet dhe drurët frutorë etj dhe financimi i duhur për kostot fikse dhe variabël të menaxhimit te sistemeve te ujitës do te ndikoje qe degradimi i kanaleve dhe veprave të ulen në minimumin e mundshëm.
Projekti i AEEM Center nepermjet pergatitjes se mjeshtrave te ujit dhe riorganizimit te Organizatave te Perdorimit te Ujit kontribon ne nje menaxhim i qendrueshem te ujit e do te coje ne;
1. Krijimi i një bujqësie të ujitëshme produktive, fitimprurëse per fermeret dhe të qëndrueshme;
2. Krijimi i klasës së mesme te fermereve përmes një strategjie që ndihmon fermerët e vegjël dhe punësimin në zonat rurale;
3. Kthimin e Shërbimit te ujitjes, ne nje sherbim funksionl publik;
4. Menaxhimi dhe zhvillimi me pjesëmarrje i ujitjes;
5. Adaptimi në kohë ndaj ndryshimeve të pritëshme klimatike;
6. Parandalimi ose shmangja e dëmeve dhe dëmtimeve nga uji.