Vjosa merret në mbrojtje, tani në listën e monumenteve natyrore

Pas protestave dhe reagimeve të cilat kapërcyen edhe kufijtë e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka shpallur Lumin Vjosa Park Natyror. Në vendim thuhet se ky lumë shpallet zonë e mbrojtur në të gjithë vijën e tij, deri në grykëderdhje.

By admin

Pas protestave dhe reagimeve të cilat kapërcyen edhe kufijtë e Shqipërisë, Këshilli Kombëtar i Territorit ka shpallur Lumin Vjosa Park Natyror. Në vendim thuhet se ky lumë shpallet zonë e mbrojtur në të gjithë vijën e tij, deri në grykëderdhje.

Për të dalë në këtë konkluzion, janë kryer mbi 44 dëgjesa publike, në secilën zonë të mbrojtur, ku u mor mendimi i grupeve të interesit si dhe specialistëve.  Në mbrojtje janë vendosur dhe Parku i Alpeve, Syri i Kaltër, Porto Palermo, Mali i Munellës, Lugina e Sharrës dhe Urëza.

Vendimi për vjosën ka ardhur vetëm dy ditë pas reagimit të rradhë së aktorit Leonardo Di Caprio që u shpreh hapur kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Vjosa.

Edhe pse vendimi është marrë gjatë paradites, për lajmin nuk i informuan të gjithë institucionet. Ndërsa presidenti Ilir Meta në një takim me aktivistë për mbrojtjen e Lumit Vjosa theksoi rëndësinë e mbrojtjes.

“Është një pasuri jo vetëm kombëtare po është edhe një pasuri e rrallë për vetë kontinentin tonë që duhet mbrojtur nga çdo projekt, i cili e cënon atë,” tha Meta.

Aktivistët mbeten të vendosur për të mos lejuar shkatërrimin e monumenteve natyrore dhe për këtë do të informojnë parlamentin evropian.

“Të gjitha mesazhet ose më saktë imazhet e këtyre mesazheve do të përmblidhen dhe do të dërgohen në Parlamentin Evropian më 22 mars, që është dhe dita ndërkombëtare e ujit.”

Për më shumë se një viti banorët dhe aktivistë kanë kërkuar të mos lejohet ndërtimi i hidrocentraleve