Kalendari Mjedisor

Kune – Vain nën pushtetin e erozionit, deti i ka përpirë 362 ha sipërfaqe

Laguna e Kune Vain në Lezhë, është zona e parë e mbrojtur në vendin tonë. Ajo mori statusin e rezervatit të gjuetisë më 1940-ën, dhe ka një sipërfaqe prej 2300 hektarësh.

By admin

Laguna e Kune Vain në Lezhë, është zona e parë e mbrojtur në vendin tonë. Ajo mori statusin e rezervatit të gjuetisë më 1940-ën, dhe ka një sipërfaqe prej 2300 hektarësh.

Me një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta, ujëra detare dhe bregdet, toka nën nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqësore e kullota, ajo konsiderohet pasuri e rralë edhe ndërkombëtare.

Por e gjithë kjo zonë është që prej viteve nën 90-të nën pushtetin e fuqishëm të erozionit. Rilevimet e fundit të kësaj zonë, të cilat janë bërë një dekadë më parë, raportojnë një humbje të konsiderueshme të tokës në këtë zonë, si pasojë e gllabërimit nga deti.

Normat e erozionit parashikohen midis 2 – 4 m në vit, por vitet e fundit normat e erozionit janë galopantë dhe shkojnë nga 10-15 m tokë më pak cdo vit.

“Nga rivelimet e fundit që janë bërë në vitin 2010 del një sipërfaqe prej 1938 ha që do të thotë 362 ha më pak se rivelimet e mëparshme dhe ajo që ka ndryshuar është vetëm kufiri detar”, u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi

Duke iu referuar rilevimit të bërë në vitin 2010, ku edhe ka marë pjesë, Jak Gjini, ekspert i njohur i zonës, shpjegon se kjo sasi toke e humbur konstatohet ne një siperfaqe prej 262 km dhe gjatesi prej 11 km vetëm në zonën e Kune Vain.

Zona Shëngjin-Kune-Vain-Tale-Patok-Adriatik është identifkuar gjithashtu si një ndër zonat më të rrezikuara edhe nga efektet e ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar.

Një ndër to janë edhe stuhitë detare, që kanë filluar e bëhen më të shpeshta, edhe për shkak të rritjes së nivelit të detit.

“Vetëm 4 vitet e fundit është goditur mesatarisht 2 herë në vit nga stuhitë detare. Stuhitë detare po bëhen më frekuente, përpara kanë qenë shumë rast i rrallë. Pas viteve 2000 filluan ti njohin edhe banorët, janë bërë më frekuente”, u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi

“Tamam në vendin ku jemi ne deti ka avancuar me rreth 10 cm çdo vit”, u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi

Pasojë e këtyre stuhive detare ishte edhe përmbytja e madhe e 2009, ku niveli i ujrave nga përmbytja arriti deri në 1m.

“Përmbytja më e madhe e 2009 që prishi litoralin dhe i gjeti të dëmtuara argjinaturat”, u shpreh Jak Gjini, Ekspert Mjedisi