Sipas banorëve të zonës, punimet jo vetëm po shkatërrojnë mjedisin, por gjithashtu mbeten një kërcenim edhe për sektorin në të cilin punojnë
Fshati Bënçë është një ndër fshatrat ku prodhohet mjalti, por këtë sezon bletët sipas banorëve po dëmtohen për shkak të ndotjes se krijuar nga punimet për ndërtimin e rrugës.
Në raportimet e mediave të ndryshme lokale, në mbështetje të banorëve të Bënçës ishte dhe ambientalisti Sazan Guri i cili ngriti alarmin për shfarosjen e florës dhe faunës në këtë zonë.
Gjithashtu dhe sektori i peshkimit ka pësuar dëme të mëdha.
“Sot jemi mbledhur për një shqetësim që kemi me një firmë që ka ardhur në zonën e Bënçës për ndërtimin e rrugës Tepelenë- Progonat. Ujërat që derdhen nga kantieri zbresin në lumë, lumi turbullohet dhe zhduket trofta sepse lumi jonë është i pasur me troftë,” thotë një banor i zonës.
Thonë se për këto shqetësime, banorët u janë drejtuar dhe autoriteteve por pa marrë asnjë përgjigje.
Ndonëse janë realizuar dëgjesa publike, mendimi i banorëve akoma nuk është marrë në konsideratë, ndaj ata morën një vendim për të dalë në protestë dhe për të kundërshtuar vazhdimin e punimeve me ndotje katastrofike për mjedisin e zonës.
“Zumë zotin Çuçi këtu bashkë me kryetarin e bashkisë, bashkë me kryetarin e partinë nuk na dhanë asnjë shpjegim. Do ta gjejmë, do ta gjejmë kanë një vit e gjysmë që na thonë kështu. Hajde, nëse ne jemi gabim të na thoni ju zotëri,” thotë një tjetër banor për Ora News.