Publikohet raporti vjetor i projektit, nga Co-PLAN “Mushkëri të Gjelbra për Qytetet Tona”, BOTIMI III – 2021

Koncepti i ndotjes urbane në Shqipëri lidhet qartësisht me shkarkimin e substancave të dëmshme, të cilat, në mënyrë natyrale dhe jo natyrale, futen dhe qëndrojnë në qytete dhe në zonat urbane.

By admin

Shkarkimet në ajër që vijnë si pasojë e aktiviteteve njerëzore si: ndërtimi, transporti, banimi, industria, etj., cilësohen si ndotësit më të mëdhenj në këto zona urbane, kjo për shkak të përqendrimit të lartë të njerëzve dhe aktiviteteve në qendrat urbane

Ndikimi që kanë këta lloj ndotësish, sjellin sfida mjedisore në nivel global e si rrjedhojë politikat parandaluese apo zbutëse duhet të zbatohen në nivele lokale.

Sipas Co-PLAN, raportet lokale dhe ato kombëtare mungojnë në Shqipëri prej më tepër se 4 vitesh. Përgjegjës për informimin e publikut në raport me cilësinë e ajrit dhe zhurmave janë Agjencia Kombëtare e Mjedisit si edhe Instituti i Shëndetit Publik. Në anën tjetër raportet ndërkombëtare e rendisin Shqipërinë si një nga vendet me ekspozim më të lartë të popullatës kundrejt ndotësve

Në rast se vendet e rajonit kanë ndotje sezonale në qytetet shqiptare përqendrimi i ndotësve mbetet konstant përgjatë gjithë vitit. Madje, së fundmi, Agjencia Evropiane e Mjedisit citon se ndikimet në shëndetin publik të lidhura me ndotjen e ajrit, sjellin një reduktim me rreth 184 ditë nga jeta e personave të ekspozuar ndaj saj.

Të dhënat për ndotjen e zhurmës, gjithashtu, tejkalojnë standardin e lejuar si gjatë paradites edhe gjatë mbrëmjes. Në total, vlerësojmë se mbi gjysmë milion qytetarë të Republikës së Shqipërisë, operojnë çdo ditë nën ekspozimin dhe ndikimet e zhurmave dhe ndotësve të ajrit. 

Sipas monitorimit alternativ të kryer mbi përqendrimin e ndotësve të ajrit urban, nivelit të zhurmave dhe shërbimeve të ekosistemit nga gjelbërimi urban në Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit vihet re një situatë shqetësuese, veçanërisht në komunitetin lokal të ekspozuar në bazë ditore, me të paktën 440,000 banorë të cilët jetojnë në mjedis jo të shëndetshëm urban. Sipas Co-PLAN, zonat e nxehta si dhe përqendrimet e ndotësve që tejkalojnë standardin e lejuar janë shtuar duke depërtuar në zemër të zonave urbane. 

Rëndësia e monitorimeve dhe gjithashtu përmirësimi i pritshëm i situatës tani ndodhen të publikuara në buletinin e vitit 2021. Ky buletin i dedikohet publikimit të tretë në kuadër të projektit “Mushkëri të Gjelbra për Qytetet Tona”. Zbatimi i së cilit nisi në vitin 2018 duke adresuar ndotjen e ajrit & zhurmës si dhe reduktimin e gjelbërimit urban në Shqipëri, si disa nga shqetësimet mjedisore kryesore në vend. 

Në mbështetje të buletinit të vitit 2020, ky publikim vjen me qasje krahasuese dhe reflektuese mbi ecurinë e reformave mjedisore dhe ndotjes urbane për katër zona në studim (Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër).

Raporti përmbledh mbi 30,000 praktika monitorimi të realizuara përgjatë tre viteve në bashkëpunim me Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) dhe pesë organizata lokale Qendra EPER / EPER Center; Qendra Aarhus Shkoder; Green Centre Albania; Ekomjedisi Durrës; Klubi Ekologjik Elbasan

Informacionet e detajuara mund t’i gjeni në platformën e Co-PLAN.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: