Kopshti Botanik i Tiranës filloi të ndërtohej në vitin 1964 dhe përfundoi në 1971. Kopshti kishte si qëllim kryesor njohjen dhe ruajtjen e florës së Shqipërisë dhe llojeve të ndryshme bimore të rrezikuara. Ai zotëron një sipërfaqe prej rreth 15 ha, në të cilën rritet një diversitet bimësh, me rreth 1400 lloje të tyre, që i përkasin më së shumti vendit tonë
Sot, më 7 Maj ishte seanca e fundit që mbajti “peng” vendimin për t’i kaluar apo jo në administrim Universitetit të Tiranës, siç ka qenë para 7 dekadash.
Reagimi institucional i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Universiteti i Tiranës, e drejtuan çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit dhe më pas në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, deri në momentin që përgjigja e shumëpritur erdhi. Gjykata Administrative pranoi padinë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave që kalonte Kopshtin Botanik në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Nga ku, më shumë se një vit seancash gjyqësore, Kopshti Botanik u vendos në favor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Universitetit të Tiranës, pra mbetet në administrimin e kësaj të fundit, pasi Gjykata Administrative ka rrëzuar VKM që i kalonte Bashkisë të Tiranës.