Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Bulshar të Mirditës.

Vijon prej ditës së djeshme zjarri në malet e Bulsharës në Mirditë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve

By admin

Një vatër zjarri e madhe është regjistruar ditn e djeshme në Mirditë. Sipas Balkan Web mësohet se zjarri ka rënë në malet e Bulsharës në Orosh të Mirditës.

© BalkanWeb

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘Balkan Web’ se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive që prej ditës së djeshme, ndërsa flakët po shkaktojnë dëme të mëdha. Situata bëhet edhe më e rëndë, pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit.

© BalkanWeb

Gjithashtu Balkan Web raporton se zjarri po përhapet me intensitet të lartë për shak të kushteve atmosferike me temperature të larta dhe erë të fortë. Aktualisht është e pamundur të izolohet vatra e zjarrit, pai faktori kufizues mbetet terreni i vështirë. Në këtë zonë malore me terren të thyer vështiësohet ndërhyrja me automjetet e zjarrëfikses, ndonëse në terren ndodhen 5 punonjës zjarrfikës dhe 2 specialistë të pyjeve.