Në Prespë ka nisur censusi për Pelikanin kaçurrel specia e rrallë që gjendet edhe në ujërat e këtij liqeni.

Janë mbi 1200 individë në ujërat e Prespës, që ndahen mes vendit tonë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë numëruar nga specialistët deri në 400 pelikanë kaçurrele që qëndronin në pjesën shqiptare të ujërave të liqenit. 

By admin

Sipas specialisteve shenjat për shtimin e Pelikanit janë pozitive pasi ne këtë zone nuk janë konstatuar shpendë të dëmtuar.

“Në fshatin e Gollombocit në Parkun Kombëtar të Prespës, po implementohet projekti për administrimin e zonave të mbrojtura, ku të gjithë ne do të numërojmë Pelikanin Kaçurrel në të dyja liqenet e Prespës. Ky është një eveniment i organizuar në të gjithë Shqipërinë, por po ashtu po ndodh e ne këto 3 vende kufitare si Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Është hera e dytë që po numërojmë shpendët këtë vit. Në janar numërojnë shpendët e ujit tani po numërojmë pelikanin Kaçurrel. Unë mendoj se numri i Pelikanve do të jetë i njëjtë por kjo varet edhe nga kushtet atmosferike”, thonë Iljon Thanas dhe Constanze Schaaff.

Pusteci është një nga zonat më të pasura dhe me potenciale të shumta turistike në vend ndërsa mijëra vizitorë çdo vit i drejtohen për të shijuar një turizëm ndryshe.