Kalendari Mjedisor

Aksion në grykëderdhjen e lumit Ishëm/ Mbi 600 thasë me plastikë u mblodhën nga studentët dhe gjimnazistët

Top Channel raporton se me dhjetra studentë dhe gjimnazistë nga Durrësi e Tirana janë përfshirë këtë fundjavë në një aksion pastrimi në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

By admin

Duke sfiduar shiun e baltën, të rinjtë, së bashku me të mësues e pedagogë marshuan drejt një terreni të vështirë duke iu përgjigjur apelit për pastrimin e lumit më të ndotur në Evropë. Mbi 600 thasë me plastikë, mbetje urbane dhe spitalore u mblodhën në grykëderdhjen e Ishmit, ndërsa aksionit iu bashkuan edhe banorë të zonës dhe kompani për të ndihmuar në aksionin e pastrimit dhe transportimin e mbetjeve të mbledhura.

Grykëderdhja e lumit Ishëm është një nga zonat më problematike të ndotjes së qëndrueshme të detit Adriatik. Lumi sjell në det qindra tonelata me mbetje urbane, kryesisht të Tiranës, Kamzës e Fushë Krujës.

Mbetjet plastike, përfshirë edhe ato spitalore dhe inerte, të hedhura përgjatë lumenjve Zezë, Lanë dhe Ishëm përfundojnë në Adriatik duke shkaktuar ndotje që shtrihet përgjatë vijës bregdetare në disa kilometra.