IKMT kërkon ndërhyrje emergjente nga bashkia Dibër

IKMT kërkon ndërhyrje emergjente nga bashkia mbi ndërtimet e paligjshme dhe prerja e pyjeve pa kriter në qarkun Dibër,

By admin

IKMT për qarkun Dibër njofton për Top Channel se po vazhdon aksionin për mbrojtjen e territorit për ndërtimet e paligjshme por dhe për mbrojtjen e pyjeve, mjedisit dhe ujrave.

Sipas drejtorit te IKMT qarku Dibër, Lutfi Miftari në bashkëpunim me policinë vendore në zbatim të planeve të veprimit IKMT në zbatim të ligjeve përkatëse po merr masën administrative për ndërtim të paligjshëm, raporton Top Channel.

Qeverisja vendore me strukturën e saj të mbrojtjes së territorit pavarësisht njoftimeve të herpashershme nga IKMT, nuk ka marrë asnjë masë për frenimin e ndërhyrjeve në territor.

Të gjendur përballë këtij fakti, IKMT do të kërkojë nga bashkia Dibër nxjerrjen e përgjegjësie për mos mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme. Sipas Miftarit, IKMT ka konstatuar ndërhyrje, prerje dhe gërmime të paligjshme në bashkinë Bulqizë ku i ka referuar për hetime të mëtejshme në policinë vendore Dibër.

Sipas kontatimeve të kryera nga Top Channel, ndodhen 24 ndërtime, nga të cilat 12 janë pa leje ndërtimi, ndërsa tjerat janë në proces legalizimi. Ndërkohë në 15 Maj janë marrë 5 masa administrative për këto ndërtime.

Ky aksion do vazhdojë pa ndërprerje deri në frenimin e plotë të ndërhyrjeve të paligjshme në territor.

Për t’u informuar më tepër, lexoni artikullin e plotë nga Top Channel