Pothuajse 200 vendgrumbullime mbetjesh në Shqipëri raportohen se kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme

Malet me mbetje digjeshin në atmosferë, për pasojë ajri i ndotur i plehrave të Sharrës vinte deri në qendër të Tiranës. Këto plehra afërsisht për 30 vite kanë rrezikuar jetën e shqiptarëve.  

By admin

Sipas projeksionit afatgjatë, Strategjia dhe Plani Kombëtar i vitit 2011-2016, për menaxhimin e mbetjeve urbane është llogaritur se kostoja vjetore mesatare, përfshirë IM dhe O&M do të shkonte 103 milion Euro. 

Ndërsa për sa i përket Planit Kombëtar që kishte si qëllim pastrimin e Shqipërisë nga plehrat, gazetarja e Top Channel raporton se në periudhën 2011-2017, Shqipëria ka shpenzuar mesatarisht vetëm 5% të kostos totale të planifikuar nga Strategjia dhe Plani Kombëtar për këtë periudhë kohore. Financimet nga buxheti i shtetit, buxheti i NJQV-ve, si dhe projektet kryesore nga donatorë të huaj në Shqipëri, shkojnë deri në 27.5 milion Euro/vit ose vetëm 26.6 % nga 103.0 milion Euro/ vit e kostos së planifikuar. Këto të dhëna tregojnë se financimi në këtë sektor vazhdon të mbetet shumë i ulët, krahasuar me synimet e strategjisë, për rrjedhojë menaxhimi i mbetjeve nuk përbën në fakt një sektor strategjik për vendin.

Në Shqipëri janë raportuar 200 vendgrumbullime plehrash, ku 130 prej tyre janë cilësuar si bombë mjedisore pasi ndodhen pranë shtretërve të lumenjve.

Nisur nga direktivat kryesore të Këshillit Europian për pastrimin e Shqipërisë nga këto plehra, ku për vitin 2015 Shqipëria vuri në fokus menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Theksi ishte në mungesën e pikës fundore, pra ngritjen e landifilleve dhe inceneretorëve me kushte optimale sanitare pra nuk ndotet toka, ajri, dhe lumenjtë.

Edhe pse në kodrinat e mbetjeve të Sharrës dhe Elbasanit nuk kemi më plehra, por fusha të mbjella me pemë, sidomos pas situatës të përmirësuar në disa qytete të Shqipërisë raportuar sipas Progres Raportit të BE, problem mbetet të 200 vendgrumbullimet e mbetjeve urbane të cilat gjenden në çdo njësi administrative të vendit tonë.

Andi Bora raporton gjithashtu për Top Channel se kuadri ligjor për menaxhimin e mbetjeve është përafruar pjesërisht. Strategjia e re kombëtare 2020-2035 për menaxhimin e integruar të mbetjeve u miratua më 27 maj 2020, i cili synon përfshirjen e parimeve të ekonomisë qarkulluese në sistemin kombëtar të menaxhimit të mbetjeve. Mbyllja e vendgrumbullimeve të mbetet ende sfidë.