Landfilli i Përrenjasit bie në kundërshtim me lejet mjedisore

Sipas raportimit të Top Channel landfilli i Përrenjasit nuk plotëson asnjë kusht sanitar dhe mbetjet nuk diferencohen.

By admin

Kjo katastrofe mjedisore është prezentë në Bashkinë e Përrenjasit prej tre dekadash. Ky landfill që nuk plotëson asnjë kriter sanitar, çuditërisht është pajisur nga Ministria e Mjedisit me Leje mjedisore që prej vitit 2014. Për menaxhimin e mbetjeve urbane Bashkia Përrenjasit në vitin 2019 ka lidhur një kontratë me operatorin ekonomik Rej, shpk.

Në këtë landfill, makinat e plehrave derdhin të gjitha llojet e mbetjeve pa i diferencuar ato, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor. Dërgimi i plehrave në qiell të hapur i kushton jo pak Bashkisë së Përrenjasit, me një kosto prej 700 mln lekësh të vjetra për periudhën 5 vjeçare.

Sipas ligjit 10463 për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe strategjisë kombëtare dhe masterplanit kombëtar këto plehra duhet të dërgohen në inceneratorin e Elbasanit. Nëse ky ligj do të zbatohej nga Bashkia Përrenjas, ky katastrofë mjedisore nuk do të ekzistonte.