Thahet liqeni në Okshtun, banorët akuzojnë Bashkinë

Në Okshtun të Rrogozhinës, banorët akuzojnë bashkinë se u hoqi portat e Liqenit dhe sot liqeni është tharë, ndërkohë që tokat e tyre do të mbeten pa vaditur. Tharja e këtij liqeni nuk ndodhi papritur. Në fshatin Okshtun, dy muaj më parë banorët kishin paralajmëruar se do të vinte kjo ditë.

By admin

Banorët akuzojnë bashkinë e Rrogozhinës se i hoqi portat e digës së liqenit. Tani tokat e fshatit mbeten pa vaditur duke u hequr nga tryeza edhe ato pak drithëra e perime që kultivojnë për t’u ushqyer.

Në Okshtun jetojnë vetëm me bujqësi ndaj tharja e liqenit prek [do familje ndaj banorët nuk përjashtojnë mundësinë që të dalin në protestë për të rikthyer ujin në fshat.