Top Channel raporton se ndotja mjedisore që shkakton vendgrumbullimi i plehrave është edhe më e madhe seç duket. Plehrat e landfillit të Përrenjasit nuk janë të rrethuara, për pasojë shumë prej tyre era i dërgon në përrenj të ndryshme.
Ndërsa shërbimin për pastrimin e mbetjeve urbane kjo bashki nuk e shtrin në të gjithë territorin e saj, pasi ka zona ku mungojnë koshat e mbeturinave, në disa vene të tjera banorët e zonës plehrat i hedhin në përrua nga ku këto mbetje më pas notojnë në lumin Shkumbin duke përfunduar në grykëderdhjen e tij në detin Adriatik.
Shpesh herë qeset dhe shishet plastike hasin pengesa, për pasojë përfundojnë në shtratin e lumit.
Ndonëse Ministria e Mjedisit ka hartuar ligje për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe Strategjisë Kombëtare dhe Masterplanit Kombëtar për një mjedis sa më të pastër, nga ku këto mbetje duhet të përfundojnë në inceneratorin e Elbasanit, ndodh krejt e kundërta.
Eliminimi i përhershëm i mbetje në incinerator, Bashkisë së Përrenjasit i kushton 200 mln lekë më pak se sa merr operatori ekonomik që ka kontraktuar kjo Bashki.
Mos zbatimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve vë në rrezik të gjithë mjedisin shqiptar.