Kalendari Mjedisor

Nismë e Bashkisë Gjirokastër: Ekspozimi i luleve dekorative në godinat muzeore

“I dua lulet në dritare” është nisma e ndërmarrë nga Bashkia Gjirokastër, për rijetëzimin e godinave muzeore, në shërbim të zhvillimit të turizmit.

By admin

Zbatimi i nismës “i dua lulet në dritare” i ndërmarrë nga Bashkia Gjirokastër, mundësohet në nisje të sezonit turistik të verës, në qytetin e gurtë.

Sipas kryebashkiakut Flamur Golemi, Gjirokastra është një qytet që karakterizohet nga guri dhe druri, por duhet edhe lulja aq më tepër për hijeshinë e dekorit të qytetit të vlerësuar edhe nga turistët.

“Ne si bashki kemi çelur një nismë, që të gjitha dritaret e kateve të dyta të Pazarit karakteristik të mbushen me lule, duke krijuar një dekor të veçantë në fasadat e godinave të gurta”, pohon Golemi.

Gjirokastra është një qytet që spikat për kulturën e mbjelljes dhe kultivimit të luleve. Krahas atyre karakteristike si borziloku, manxurana, mëllaga, etj. dhe llojet e tjera të luleve hijeshojnë oborret karakteristike dhe dritaret e shtëpive. Nisma e ndërmarrë së fundi nga bashkia synon të gjejë mbështetjen e banorëve dhe bizneseve të kultivimit të luleve.