Ambasadori shkruan se BE do të ndjekë nga afër konsultimet duke bërë thirrje që të dëgjohet zëri i ekspertëve.
“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e parkut Kombëtar të Vjosës. BE vazhdon ta ndjekë nga afër së bashku me ambasadat e tjera të vendeve të BE në konsultim me autoritet. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të dëgjohet”, shkruan Soreca në twitter.
Top Channel shpjegon se kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë, nga ku shumë shoqata në mbrojtje të mjedisit, shkencëtarë dhe aktorë me famë botërore po kërkojnë mbështetje për ta shpallur Vjosën Park kombëtar.