Aeroporti i Vlorës, Këshilli i Ministrave miraton kontratën me konsorciumin e kompanive që fitoi garën

Aeroporti i Vlorës, Këshilli i Ministrave miraton kontratën me konsorciumin e kompanive që fitoi garën  

By admin

Këshilli i Ministrave ka miratuar kontratën e koncesionit/partneritetit publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë ‘Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k’., si koncesionari për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi.

Në muajin mars të këtij viti konsorciumi që ka në përbërje edhe kompaninë Mabetex te Behgjet Pacollit ka fituar garën për aeroportin e Vlorës. Kompania e ish Presidentit, ish zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit shqiptar te njohur nga Kosova zotëron 50 % të aksioneve ne konsorcium.

Oferta e konsorciumit fitues është afro 104 milionë euro.