Fshatrat pa ujë në Gjirokastër

Plot 1.500 banorë të tri fshatrave në Odrie të Gjirokastrës kanë probleme të vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Gurra e Labovës, një prej burimeve më të bollshme të krahinës nuk është në gjendje ta realizojë furnizimin, pasi 80% e ujit humbet përgjatë rrjetit shpërndarës të ndërtuar 50 vite më parë.

By admin

Plot 1.500 banorë të tri fshatrave në Odrie të Gjirokastrës kanë probleme të vazhdueshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Gurra e Labovës, një prej burimeve më të bollshme të krahinës nuk është në gjendje ta realizojë furnizimin, pasi 80% e ujit humbet përgjatë rrjetit shpërndarës të ndërtuar 50 vite më parë.

Zëvendësimi i pjesshëm i tubave të hekurit me një rrjet plastik nuk e zgjidhi problemin e humbjes së ujit të pijshëm. Rrugët në Hundëkuq, “Andon Poçi” e Paleokastër përshkohen nga ujërat që derdhin tubacionet e çara.

Banorët flasin edhe për cilësinë kritike të ujit, për shkak të ndotjes gjatë shpërndarjes. Një pjesë e tyre detyrohen ta blejnë ujin e pijshëm, për shkak të ngarkesës bakteriale dhe prurjeve inerte në rubinetat e shtëpive.

E gjithë zona e Odries është mes më pjelloreve në Gjirokastër. Banorët kanë kultivuar qindra hektarë vreshta, pemëtari dhe kultura të drithërave, por çështjes së ujit nuk i kanë dhënë dot zgjidhje.