Bankers gjelbëron Patos-Marinzën në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit!

Me dhjetëra pemë janë mbjellë pranë fushës naftë-mbajtëse Patos-Marinëz në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit nga…

By admin
Në ditën ndërkombëtare të mjedisit, kompania Bankers Petroleum Albania në bashkëpunim me Shoqatën Mjedisore Zharrza kanë mbjellë dhjetëra pemë pranë fushës naftë-mbajtëse Patos-Marinëz. Drejtues dhe punonjës të Bankers u janë bashkuar vullnetarëve të Shoqatës në kuadër të nismës për të ndërtuar një brez të gjelbër përreth kësaj zone.
“Dita Ndërkombëtare e Mjedisit ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Bankers si një kompani e fokusuar në zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj fushe. Përvec kujdesit që në tregojmë për mjedisin gjatë operacioneve tona hidrokarbure të përditshme, në këtë ditë ne organizojmë aktivitete të ndryshme në rajonin e Fierit. Këtë vit ne u jemi bashkuar vullnetarëve të Shoqatës Mjedisore Zharrza në mbjelljen e pemëve përreth Marinzës. Ne kemi zhvilluar një projekt të përbashkët me ta për mbjelljen e pemëve përgjatë gjithë fshatrave të zonës sonë të operimit si pjesë strategjisë sonë për të përmirësuar vazhdimisht mjedisin”, tha në prononcim Luntao Chen, Nëndrejtor për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës.
“Janë bërë mbjelljet e fundit të plepit, një projekt i nisur që në 2020. Ideja e këtij projekti financuar nga kompania është krijimi i një brezi të gjelbër në fushën naftë-mbajtëse të Patos-Marinzës.
Janë 35 km rrugë, ne kemi mbjellë 13 km. Mendojmë që ky projekt të jetë në vazhdim”,  tha Kryetari i Shoqatës Mjedisore Zharrza, Qani Rredhi.
Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni  Shqiptarja.com.