Kalendari Mjedisor

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Fushë Krujë ‘pushtohet’ nga zjarri

I vihet flaka vendgrumbullimit të mbetjeve në Fushë-Krujë, nga ku ndotja e krijuar nga tymi përreth zonës ka shkuar deri në Rinas.

By admin

Portali ‘Balkan Web’ ka siguruar pamje nga ky vendgrumbullim mbetjesh, të cilit mësohet se herë pas here i vihet flaka për të ulur nivelin e mbeturinave.

Ndërkohë që tymi e era e keqe ka pushtuar të gjithë zonën, ndërsa retë e tymit kanë ‘pushtuar’ Thumanë, Kamzën dhe Rinasin. Si vendgrumbullim për këto mbetje është zgjedhur liqeni i Zagracës me ujërat e të cilit banorët e shumë fshatrave vadisnin tokat e tyre.

Në këtë liqen nuk ekziston me asnjë gjallesë dhe ujërat e tij janë të ndotura me lëndë toksike.

Media raporton se janë me mijëra tonelata plehra të të gjitha llojeve të cilat po digjen dhe për të shuar flakët janë angazhuar reparti zjarrfikës i Krujës të cilit i ka ardhur në ndihmë dhe autoboti i firmës së pastrimit pasi sasia e ujit që nevojitet është e madhe.

Vendgrumbullimi ndodhet pak metra larg depozitave te ujësjellësit te ri të inauguruar nga kryeministri Edi Rama pak kohë më parë. Ujin e kësaj depoje e konsumojnë banorët e Fushë-Krujës dhe fshatrat përreth.

Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni BalkanWeb.com