Kurora e Gjelber e Kurbinit tashmë një landfill mbetjesh

Ndonëse mbetjet nuk depozitohen më në Kurorën e Gjelbër të Kurbinit, ky vendgrumbullim mbetjesh vijon të jetë pa zgjidhje konkrete. Kush përgjigjet për këtë krim mjedisor?!

By admin

Top Channel raporton se një vit më parë mbetjet urbane të bashkisë së Kurbinit, depozitoheshin në Kurorën e Gjelbër që ndodhet sipër qytetit të Laçit.

Që nga viti 2005-2020 në këtë kodrinë depozitoheshin 20 ton plehra në ditë. Prej disa muajsh mbetjet urbane nuk shkarkohen më këtu, por në landfillin e Bushatit, mali me mbetje urbane vazhdon të jetë kullota e derrave të zonës. Edhe pse kamionët e mbetjeve urbane nuk zbrazen më në Kurorën e Gjelbër, mungesa e rehabilitimit të landfilli ndot ajrin tokën dhe ujin.

Ndërsa gjatë stinës së verës në ditët e nxehta kur temperaturat shkojnë mbi 40 grade Celsius, ky vendgrumbullim mbetjesh mund të marrë flakë, duke rrezikuar kështu edhe pylli i pishave. Qyteti i Laçit dhe rrethinat në Bashkinë Kurbin, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, prodhojnë rreth 13,439 ton mbetje çdo vit, prej të cilave arrihet të grumbullohen 10,022 ton.

Në zonat e thella malore makina e mbetjeve urbane e ka të pa mundur të bëjë mbledhjen e plehrave, për pasojë banorët e këtyre zonave mbetjet i asgjësojnë duke i vënë zjarrin ose duke i hedhur në përrenj.

Sipas burimeve zyrtare të Top Channel, çdo familje në këtë bashki paguan 1,500 lekë çdo vit si tarifë për menaxhimin e mbetjeve, këto para duket se nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur varrin e mbetjeve.

Ky krim mjedisor në Shqipëri përsëritet në 200 vendgrumbullime, nga ana tjetër është Inspektorati i Mjedisit, institucioni që duhet të gjobisë bashkitë për këtë katastrofë mjedisore.

Për t’u informuar mbi artikullin e plotë, klikoni Top Channel.