“Java e Mjedisit” Gjirokastër

Bashkia Gjirokastër në kuadër të projektit “GreenPoint- Mobile” i programit INTERREG  IPA II, CBC GREECE-ALBANIA po organizon “Green Week” – Javën e ndërgjegjësimit mbi menaxhimin e mbetjeve urbane dhe promovimin e procesit të riciklimit në territor.

By admin

Programi i aktiviteteve që shtrihen në datat 14 deri 18 qershor përfshin takime ndërgjegjësimi me institucionet publike dhe private, organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë, komunitetin në përgjithësi në qytet dhe njësitë administrative, zonën turistike TID, etj.

Sipas kryetarit të bashkisë, Flamur Golemi, mbrojtja e mjedisit, në mbështetje edhe të zhvillimit të turizmit është në qendër të projekteve të zbatuara nga Bashkia Gjirokastër. “Ne po punojmë për respektimin e standardeve mjedisore për sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane dhe procesit të riciklimit dhe po bashkëpunojmë me komunitetin për një mjedis të pastër”, shprehet kryebashkiaku Golemi.

Përgjatë këtyre organizimeve janë zhvilluar workshop-e, tryeza të hapura, shpërndarja e materialeve ndërgjegjësimi, etj. për mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e duhur të mbetjeve urbane si dhe promovimin e procesit te riciklimit. Përfaqësuesit e organizatës SEA, shprehen se pjesë e aktiviteteve që po organizohen janë përfaqësues të grupeve të interesit, administratës publike, shoqërisë civile, të rinj, etj duke kontribuar për një mjedis të pastër.