“Vdes” rrapi 400-vjeçar i Tabakëve

Rrapi i Tabakëve, i vendosur në “Lulishten 1 Maji”, shërbente dikur si vendi ku mblidhej…

By admin

Rrapi i Tabakëve, një nga monumentet natyrore më të vjetra në Tiranë, nuk çeli më këtë pranverë, duke e mbyllur ciklin e tij jetësor.

Urbanisti Andi Papastefani tregon se ka forma për të ruajtur monumente të tilla natyrore. “Kur arrin fundin e ekzistencës së tyre, ruhet një filiz nga kjo pemë, e rrisin me kujdes në një vend tjetër dhe në momentin natyral që pema mbaron ekzistencën e saj, si kjo këtë vit, zëvendësohet me filizin e po të njëjtës pemë, me të njëjtën ADN”,- shprehet Papastefani.

Elira Kadriu raporton për Citizens Channel se Tirana ka monumente të tjerë natyrorë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në memorien e qytetit, përmendim Selvinë apo një pemë ulliri 200 metra larg Rrapit të Tabakëve.

“Ka një përmirësim ambienti rrotull Selvisë nga më përpara, janë prishur disa ndërtime parazitë rrotull, por ka akoma punë për tu shndërruar në një landmark”, – vijon Papastefani për Citizens Channel se nëse do të vendoseshin tabela informuese apo edhe ndonjë rrethim plastmasi përreth këtyre pemëve shekullore, mund të rritej ndërgjegjja qytetare, jo vetëm për t’i ruajtur por edhe për mos t’i dëmtuar ato.

“Le të shërbejë kjo sakrificë (referuar tharjes së rrapit) për t’i trajtuar monumentet e tjera natyrale më me respekt edhe më me largpamësi”, – përfundon Papastefani.

Për t’u njohur më tepër mbi artikullin e shkruar nga Elona Kadriu, klikoni Citizens Channel.