“Bomba” e plehrave vijon në Pogradec

Në zonën e mbrojtur në Peshkëpi, është krijuar një mal me mbetje urbane.

By admin

Në mesin e zonës së mbrojtur në fshatin Peshkëpi të Pogradecit, për vite me radhë këtu hidheshin 40 ton mbetje urbane në ditë. Edhe pse këtu nuk vendgrumbullohen më plehrat e bashkisë së Pogradecit, ky krim mjedisor shërben si dëshmi për mënyrën e keqadministrim që bëhej nga pushteti lokal.

” Landfilli të cilit ju i referoheni është mbyllur. Nuk depozitohen më mbetjet urbane. Prej gati dy vitesh Bashkia e Pogradecit ka filluar t’i çojë të gjitha mbetjet urbane në landfillin rajonal të Maliqit. Bashkia e Pogradecit ka kontraktuar një operator ekonomi, për 5 vjet ky operator do të merret me menaxhimin e mbetjeve urbane. Pagesa që i detyrohemi është afërsisht 600 milion lekë. Për momentin nuk bëjmë ndarje në burim edhe pse është e domosdoshme, por që do të fillojmë së shpejti. “- shprehet Paskalino Ziko, nënkryetari i Bashkisë Pogradec.

Sipas Top Channel, protestat e vazhdueshme të banorëve të zonës ndaluan hedhjen e mëtejshme të mbetjeve urbane, por jo asgjësimin e plehrave ekzistuese. Fusha të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve pasi ato janë shumë pranë landfillit ilegal.

Në Shqipëri mbetjet janë kthyer në emergjencë mjedisore. Nëse nuk fillon ndarja e mbetjeve urbane sipas rrymave, dhe trajtimi i tyre në impiante urbane, atëherë pyjet e vendit tonë do të pushtohen nga plehrat.

Artikullin e plotë, e gjeni duke klikuar Top Channel.