Liqeni i Ohrit shtrihet në një sipërfaqe prej 966 km2 ku vetëm 273 km2 shtrihen brenda territorit shqiptar; pjesa tjetër shtrihet në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipërfaqja e përgjithshme e Liqenit është 358 km2, ku 111.4 km2 gjenden brenda Shqipërisë. Ky Liqen është më i thelli në Ballkan, me thellësi mesatare 138 m (maksimale 295 m).
Origjina e liqenit është tektonike, ku veprojnë edhe procese karstike. Liqeni i Ohrit është formuar mbi një strukturë gropore me orientim Bilisht-Korçë-Dibër. Vlen të përmendim formacionet gërryese, formacione lumore, formacione karstike
Qendra për Menaxhimin Agromjedisor e Ekonomik e mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund ka ndërmarrë projektin: “Ecological and economical assessment of ecosystem services in Lake Ohrid catchment”. Studimi i AEEM Center është mbështetur në përdorimin e metodave biomonitoruese për vlerësimin e ujërave në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit, mbështetur te komunitetet e algave silicore (diatomeve – Bacillariophyceae) në komunitetet e prifitonit në stacione dhe thellësi të ndryshme nga bregut.
Janë përdorur metoda standarde bashkëkohore (EN13946:2003; EN14407:2004) sot në zbatim nga shumë vende europiane. Studimi ndihmon në përmbushjen e detyrimeve që ka vendi ynë ndaj zbatimit të konventave të ndryshme ndërkombëtare për ruajtjen e habitateve ujore, ruajtjen e biodiversitetit, mbrojtjen e ujërave ndërkombëtare etj. (p.sh. WFD, 2000).
Objektivat e studimit tonë janë; njohja e algave silicore mikroskopike (diatomeve – Bacillariophyceae); llojeve të rralla, endemike me interes natyror dhe shkencor, të cilat lidhen ngushtë me habitatet e veçanta të këtij Liqeni; Vlerësimi i gjendjes ushqyese dhe cilësisë së ujërave të Liqenit Ohrit mbështetur tek diatometë si treguese; përcaktimi i shkallës së ndikimit të njeriut dhe këshillimi për masa pandaluese dhe përmirësuese.
Mostrat u grumbulluan në thellësinë rreth 0.5 m, duke gërvishtur përfitonin mbi gurë të zhytur, dhe duke e mbledhur atë në shishe plastike, 50 ml, u konservuan me formalinë 3-4% dhe të liheshin në ruajtje. Me pas u transferuan ne laborator, u përpunuan dhe u be vëzhgimi i llojeve mikroskopike te diatomeve<
Pastrimi i kapakëve të diatomeve është bërë më metodën acide sipas Krammer & Lange-Bertalot (1986-2001). Përcaktimi i llojeve është bërë sipas: Krammer & Lange-Bertalot, (1986-2001): Süßëasserflora von Mitteleuropa – Bacillariophyceae, Band 2/1-5; Levkov, Kristic, Metzelin, Nakov (2007): “Diatoms of Lakes Prespa and Ohrid”. (500 taxa from ancient lake).
Ne pjesen shqiptare (Kupe & Bahiti, 2019) janë identifikuar rreth 40 lloje te rralla dhe endemike; Ndërsa Levkov & Williams (2012) kanë identifikuar 117 lloje endemike në pjesën Maqedonase.
Në përgjithësi, rezultatet nga ky studim që përfshin vetëm Liqenin e Ohrit, nënkuptojnë se prania e barrierave horizontale dhe vertikale mund veprojnë si faktorë që kufizojnë shpërndarjen e specieve endemike në liqen; Numri i madh i llojeve endemike dhe evolucioni i tyre vjen si pasojë e ndikimit të burimeve nën-ujore të ujërave të freskëta, të pastra dhe të pasura me oksigjen. Burimet nënujore kontribuojnë në krijimin e habitateve specifike për speciet endemike ndërsa furnizohen me oksigjen, lëndë ushqyese dhe krijojnë kushte për zhvillimin dhe rritjen e llojeve endemike në liqenin e Ohrit.
Mbështetur në vlerat e Treguesit Ushqyes të Diatomeve (TIDIA), vihet re se ujërat në: Fshatin Lin, Tushemisht ujërat kanë prirje drejt cilësisë eutrophe, një farë ndotje e ujërave me ushqyes (N dhe P). Ndërsa në afërsi të qytetit të Pogradecit, Pojskë, Mëmëlisht kanë prirje drejt cilësisë së klasës meso-eutrofe. Kurse në Piskupat, luhaten midis intervalit oligo-mesotroph dhe eutroph.
Ujërat e habitateve të liqenit të Ohrit, i përkasin klasës së cilësisë ‘Mirë’. Llojet që dominojnë në mjediset eutrophe mund të përmendim Amphora pediculus, Cocconeis pediculus, Cymbella minuta, Gomphonema minutum, Nitzschia dissipata, etj.
Bazuar në vlerat e Treguesit Saprobik (SI): Ujërat janë përgjithësisht të klasës ß-mesosaprobe (cilësi e mirë e ujerave) për Linin (2.1), Memelishtin (2.1); Tushemishtin (1.9), Pogradecin (1.9), Pojske (1.8) që dëshmon gjithashtu për shkarkime te pakta te lëndëve organike, pra me ndotje te ulet. Ndërsa për Piskupatin (1.5) i përket klasës oligosaprob deri ne ß – mesosaprob (cilësi shume e mire e ujerave).
Liqeni i Ohrit është një pasuri e madhe edhe për Shqipërinë, si thesar i biodiversitetit ujor, por dhe për gjithë shërbimet e çmuara që ofron. Për këtë kujdesi ndaj mbrojtjes së cilësisë së ujërave duhet të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, qoftë për pushtetin vendor, dhe për administratën e zonës së mbrojtur. Mbrojtja dhe përfitimet që burojnë nga shërbimet e ekosistemit duhet gjithmonë të ndodhin në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut. Liqeni duhet të ruhet dhe shfrytëzohet gjithmonë si një ekosistem i vetëm, pavarësisht ndarjes me kufi shtetërorë.
Për më tepër, monitorimi i vazhdueshëm i ujërave të Liqenit, përfshirë këtu edhe monitorimin biologjik të tyre, mund të ndihmojnë për të arritur në përfundime më të sakta mbi cilësinë e ujërave, në mënyrë që të mund të parandalohen rreziqet e mundshme për botën e gjallë dhe shëndetin e njeriut, si dhe të merren masat e duhura në kohë për ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes.
Mbrojtja dhe përfitimet që burojnë nga shërbimet e ekosistemit duhet gjithmonë të ndodhin në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut. Liqeni duhet të ruhet dhe shfrytëzohet gjithmonë si një ekosistem i vetëm, pavarësisht ndarjes me kufi shtetërorë.
Për më tepër, monitorimi i vazhdueshëm i ujërave të Liqenit, përfshirë edhe monitorimin biologjik të tyre, mund të ndihmojnë për të arritur në përfundime më të sakta mbi cilësinë e ujërave, në mënyrë që të mund të parandalohen rreziqet e mundshme për botën e gjallë dhe shëndetin e njeriut, si dhe të merren masat e duhura në kohë për ruajtjen dhe përmirësimin e gjendjes.
Lini, Tushemishti prirje drejt cilësisë eutrophe. Këshillojmë kujdes në plehërimin e kulturave bujqësore, manipulimin e gjithë mbetjeve organike. Pogradeci, Pojska, Mëmëlishti kanë prirje drejt cilësisë së klasës meso-eutrofe, gjithashtu kujdes në manipulimin e plehërimit dhe mbetjeve organike, apo monitorimi I mbetjeve te lëngshme te impiantit të pastrimit të ujërave.