Zjarri që po rrezikon Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit.

Kurora me pisha e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit, e cila është zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll. 

By admin

Kurora me pisha e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit, e cila është zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll.

E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.

Zjarri ka rënë në një terren malor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e ushtrisë janë mundura ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.

Për këtë ngjarje janë arrestuar 2 persona, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni Shqiptarja.com.