Kalendari Mjedisor

Plehrat digjen në landfill ilegal/ Në Kaziaj shkojnë mbetjet e Kavajës, zyrtarët e bashkisë bëjnë të paditurin

Këtu jemi në Kazias të Kavajës. Ky vend depozitim mbetjesh gjendet midis plazhit të Gjeneralit dhe të Spillesë.

By admin

Bashkia e Kavajës prej vitesh mbetjet urbane i depoziton në këtë kodrinë. Në pikun e sezonit turistik afërsisht 90 ton mbetje në ditë shkarkohen në këtë landfill ilegal që nuk është i pajisur me leje mjedisore. Pasi mbetjet urbane shkarkohen nga makina urdhri është që menjëherë tu vendoset flaka.

Bashkia e Kavajës për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar kompaninë private Alko Impex. Djegia e plehrave në këtë landfill illegal banorëve të këtij qyteti u kushton 160 mln lekë të reja.

Për të hequr përgjegjësinë nga vetja bashkia e Kavajës, përballë kësaj të vërtete luan rolin e të paditur.

” Top Channel ishte në Kazias të Kavajës dhe atje gjetëm një landfill mbetjesh. A ka një leje mjedisorë për atë vend depozitim?

Guxim Kola, nënkryetar bashkie Kavajë: Në dijeni tonë nuk ka si të ketë një landfill në Kaziaj.

Ai landfill është bërë problematik dhe herë të tjera në media.

Guxim Kola, nënkryetar bashkie Kavajë: “Në kemi dërguar punonjësit tanë dhe nuk kanë gjetur një landfill të tillë. “

Menjëherë pasi landfilli i Kaziasit u bë i njohur nga raportimet e Top Channel, bashkia e Kavajës tentoi që t’i hidhte mbetjet në një tjetër vend, buzë rrugës që të çon në Spille.

Por kësaj here ishin qytetarët ata që denoncuan krimin mjedisor. Për të fshehur gjurmët bashkia e Kavajës dhe kompania Alko Imex, pasi bllokoi rrugën që të çonte në landfill plehrave u vuri zjarrin. Pavarësisht fakteve deri më tani Inspektorati Mjedisore nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj bashkisë që shkaktojnë ndotje mjedisore.