Kalendari Mjedisor

Skandali i plehrave në Kavajë, prokuroria nis hetimet pas denoncimeve publike të Top News

Skandali i plehrave në Kavajë, prokuroria nis hetimet pas denoncimeve

By admin

Prokuroria e Kavajës nis hetimet për skandalin e hedhjes së plehrave dhe së djegies së mbetjeve në zonën Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se organi i akuzës është vënë në lëvizje pas kallëzimit të bëra nga ana e Policisë Kavajës.

Me këtë depozitim padie të kryer ditën e sotme nis zyrtarisht hetimi për dy veprat penale shkaktim i ndotjes së ajrit dhe detit dhe për shpërdorim detyre për zyrtarët që janë përgjegjës për mjedisin.

Tonelata mbeturinash depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatit Kazie mes zonës së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, për me tepër tani në pikun e sezonit turistik.

Top News ka denoncuar prej ditësh skandalin e djegies së mbeturinave në një landfill ilegal dhe që për më tepër bëhej nisjen e sezonit turistik.

Bashkia e Kavajës prej vitesh mbetjet urbane i depoziton në këtë kodrinë. Sipas raportimeve në media në pikun e sezonit turistik afërsisht 90 ton mbetje në ditë shkarkohen në këtë landfill ilegal që nuk është i pajisur me leje mjedisore. Pasi mbetjet urbane shkarkohen nga makina urdhri është që menjëherë t’u vendoset flaka.

Bashkia e Kavajës për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar kompaninë private Alko Impex. Djegia e plehrave në këtë landfill ilegal banorëve të këtij qyteti u kushton 160 mln lekë të reja. Për të hequr përgjegjësinë nga vetja bashkia e Kavajës, përballë kësaj të vërtete preferonte të luante rolin e të paditurit.

Për t’u njohur me artikullin, klikoni Gazeta Shqip.