Hidrocentralet e vegjël përkeqësojnë cilësinë e ujit dhe rrezikojnë qindra specie

Studimi “Ndikimi i hidrocentralëve të vegjël në temperaturën e rrjedhës”, i kryer në Amerikë përgjatë viteve 2014-2016, në shtetin e Massachusetts ku janë të ndërtuar rreth 3000 HEC-e, sjell të dhëna rreth ndikimit që kanë ato në cilësinë e ujit të rrjedhës.

By admin

Ndryshimi i temperaturave të rrjedhës sjell pasoja negative tek bota e egër që jeton në lumë që nga ngordhja e peshqve deri tek insektet dhe organizmat e tjerë ujor.

Të njëjtin përfundim nxori edhe studimi i kryer nga Universiteti i Vjenës sa i përket ndikimit që do të kenë hidrocentralet në cilësinë e ujit të lumit Vjosë, lumi i fundit i egër në Evropë.

Ndërtimi i digave që ndalojnë rrjedhën e lumit do të dëmtojë më shumë se 1100 specie të dokumentuara në Vjosë, pasi dëmton cilësinë e ujit.

Kjo kategori do të ndalonte dhe planet aktuale të qeverisë shqiptare për të ndërtuar 12 hidrocentrale të vegjël në degëzimet e këtij lumit, si Shushica apo Bënça.

Në një tjetër degëzim të Vjosës, Langarica, prej tetë vitesh operojnë disa hidrocentrale nën dhjetë mega.

Në betejën për të ndaluar HEC-et e vogla janë përshirë dhe komunitete të tjera. Banorë dhe aktivistë nga Zall-Gjoçaj janë angazhuar prej më shumë se dy vitesh në mbrojtje të lumit Flim dhe Urakë që do të preken nga HEC-et “Sekë” dhe “Zais”.

Ata kanë ngritur tre padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë por asnjë vendim gjykate nuk ka urdhëruar anulimin e dy hidrocentraleve në një zonë të mbrojtur, kategoria e dytë.

Po ashtu janë raportuar hidrocentraleve nga komunitete të tjera si ai i Madheshit në Mat, Skavicë në Dibër, Kukës dhe Mirditë, Tropojë.

Banorët kanë pohuar njëzëri për Citizens Channel se nuk janë përfshirë në konsultime dhe se marrja e ujit do t’i largojë përfundimisht nga shtëpitë e tyre, pasi ai shërben shpesh si burim për ujë të pijshëm, për vaditje ose për bagëtinë.

Për të lexuar artikullin e plotë nga Entenela Ndrevataj, klikoni Citizens Channel.