Kalendari Mjedisor

Plehrat e Kavajës digjen/ Hidhen çdo ditë në landfillin ilegal

Djegia e mbetjeve urbanë në Kazias të Kavajës, duket se nuk e shqetëson Ministrinë e Mjedisit. Sot në këtë landfill ilegal janë depozituar 90 ton mbetje urbane.

By admin

Kamionët e mbetjeve urbane të kompanisë Alko Impex që merret me menaxhimin e mbetjeve urbanë të bashkisë së Kavajës, pasi i hedhin plehrat në fshatin Kazias që gjendet ndërmjet plazhit të Spillesë dhe Gjeneralit, urdhri është që mbetjeve tu vendoset flaka.

Kjo situatë alarmante mjedisore e ka kthyer Shqipërinë pas në kohë, asgjësimi i plehrave përmes flakëve të kujton Shqipërinë e viteve 90. Sipas Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve urbane, këto plehra duhet të trajtohen në një impiant modern, pa shkaktuar ndotje mjedisore.

Për mbledhjen, depozitimin dhe vënien e zjarrit kompania Alko Impex, për tre vite bashkia e Kavajës do të paguaj 160 mln lekë të reja. Në një intervistë për Top Channel nënkryetari i bashkisë së Kavajës përballë këtij krimi mjedisor ndaj kompanisë private nuk vendosi të marrë masa, por preferoi të luante rolin e të paditurit.

Për t’u njohur më tepër mbi artikullin, klikoni Top Channel.