Ҫdo vit, në 31 Maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) & Partnerët e saj kudo në botë, promovojnë “Dita Pa Duhan”.
Kjo nismë globale synon ndërgjegjësimin e popullatës mbi dëmet deri edhe vdekjeprurëse që shkakton duhani në shëndetin jo vetëm të duhanpirësve, por edhe të atyre që janë të ekspozuar ndaj duhanit dhe konsiderohen si duhanpirës pasiv.
Motoja e këtij viti është “Bëj që çdo ditë e vitit të jetë Dita pa Duhan” dhe fokusi që OBSH ka për këtë viti është “Duhani dhe shëndeti i mushkërive” duke synuar edukimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës mbi:
• Ndikimin negativ të duhanit në shëndetin e mushkërive, si një ndër shkaktarët e drejpërdrejtë që çon në Kancer të Mushkërive & Sëmundje kronike të mushkërive
• Rëndësinë dhe rolin themeltar që Mushkëritë kanë mbi shëndetin në përgjithësi dhe cilësinë e jetës
Duhani vret 1 person çdo 4 sekonda
#thuajJOduhanit