Rehabilitimi i mjediseve çlodhëse në shërbim të banorëve dhe turistëve, në këtë sezon vere, është ndër prioritetet e Bashkisë Gjirokastër.
Sipas përfaqësuesve të bashkisë, vëmendje po i kushtohet mirëmbajtjes së lulishteve dhe mjediseve të gjelbërta në zonën muze, e cila gjatë periudhës së verës është mjaft e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Gjithashtu po punohet edhe për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta dhe në zona të tjetra të qytetit.
Mbështetur mbi një plan masash po mbahet nën monitorim pjesa e pyllëzuar në rrethinat e qytetit dhe Parkun Natyror të Viroit, për shmangien e vatrave të zjarreve”, shprehen përfaqësuesit e bashkisë.
Ditët e fundit janë vendosur stolat e rinj të pushimit në mjediset e Parkut Natyror të Viroit, zonën historike dhe përgjatë rrugëve karakteristike përreth kalasë.
Vendosja e stolave dekorativë do të vazhdojë dhe në pjesë të tjera të qytetit, ndërsa është domosdoshmëri mirëmbajtja dhe mosdëmtimi i tyre në shërbim të banorëve dhe turistëve.