Qendra EDEN organizoi trajnimin me temë “Komponentët e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”

Në datat 21, 22 dhe 23 Korrik 2021, Qendra EDEN organizoi trajnimin “Komponentët e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, si pjesë e projektit “Green Economy for Advanced Region”, financuar nga BE.

By admin

Nëpërmjet këtij programi të trajnimit, aktorë të OSHC-ve mjedisore, përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe vendore të përfshira në hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore dhe të klimës, dhe aktivistë të mjedisit dhe klimës u prezantuan me tre nga kapitujt/kolonat kryesore të Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht – Klima, Biodiversiteti dhe Sistemet ushqimore të qëndrueshme dhe zonat rurale.

Në trajnimin e ditës së parë, “Trajtimi i Ndryshimeve Klimatike në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e ndryshimeve klimatike, pasojat që vendi po përballet dhe do të përballet, dokumentet që pasqyrojnë Ndryshimet Klimatike për Shqipërinë dhe pjesëmarrjen/zotimin e vendit në konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe se si në vijim do të përkthehet kuadri ndërkombëtar i klimës në politikat dhe masat e vendit për Ndryshimet Klimatike. Në vazhdim të ditës së parë, në trajnimin e ditës së dytë, “Biodiversiteti në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me faktorët që cenojnë biodiversitetin në vend, cilat janë shërbimet e ekosistemit që përfitojmë nga ekosistemet kryesore detare dhe tokësore në vend. Në vijim të kësaj, se si këto shërbime të ekosistemet mund të përmirësohen në ruajtjen dhe efiçiencën e tyre në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe sipas standardeve të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Ndërsa në programin e trajnimit të ditës së tretë, “Sistemet ushqimore të qëndrueshme dhe zonat rurale në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me angazhimin e vendit në zhvillimin rural tw vendit dhe mundësitë e përshpejtimit të saj sipas standardeve evropiane dhe dokumentave/marrëveshjeve strategjike rajonale të zotuara nga vendi ynë. Njw hapwsirw tw konsiderueshme e diskutimeve gjithashtu u fokusuan dhe tek menaxhimi i turizimit masiv, gjykuar nga kapacitetet mjedisore tw vendit.

Në fund të trajnimit, programi u vlerësua në mënyre pozitive nga ana e pjesëmarrësve si domosdoshmëri zhvillimi i trajnimeve me këtë fokus ndërsektorial të trajtimit të klimës, biodiversitetit, zhvillimit rural dhe sistemeve ushqimore për të zhvilluar kapacitetet më tej sipas zhvillimeve të politikave të mjedisit dhe klimës në Evropë dhe rajon.

Trajnimi “Komponentët e Axhendës Gjelbër për Ballkanin Perëndimor” vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Pë më shumë, ju ftojmë të lexoni artikullin e plotë nga Qendra EDEN.